At Zef Pllumi: Jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut!

Nga At Zef Pllumi

Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…

Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën…

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.

ObserverKult


Lexo edhe:

AT ZEF PLLUMI: KJE GJAMA E FUNDIT NË DUKAGJIN

Nga At Zef Pllumi

– Ndigjo, — më tha kolegu, — nuk ke si kthen në Shosh: nesër mbrama këtu do gjindemi para njaj ngjarje së madhe: asht vdekja e parë mbas shpalljes së “sundit”.

Të shofim çdo të bâhet. Mrikë Kacelja, që diq, ishte bijë e Prekalit e ndoshta prekalorët nuk do t’i shtrohen “sundit”.

Ishte doke, tepër e vjetër edhe kjo, që fill mbas vdekjes kufomës i hiqeshin përmbrendësat (zorrë e mëlçi etj.) nga nji burrë i specializuem dhe pregatitej i dekuni për ta ekspozue në nji log para shtëpisë.

Plaka kishte dekë në moshën 76-vjeçare, por kufoma mbante gjithnji bukurí mbas pregatitjes.

Shtëpia e saj ishte aty, nja 10 minuta afer kishës së Kirit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU