Giuseppe Valentini (i njohur edhe si Zef), apo si At Zef Valentini u lind më 1900 në Padovë, ku studioi teologjinë si prift jezuit. Më 1922 shkoi me mision në Shqipëri.
Në Shqipëri Valentini drejtoi edhe revistat “Lajmetari i Zemres s’Jezu Krishtit” dhe “LEKA”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte bë profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos.
Zef Valentini është një nga albanologët më të njohur të shekullit XX. Ka publikuar vepra ndryshime për historinë, numizmatikën dhe artin sakral shqiptar.
Më 1940 ishte sekretar i Institutit Mbretëror të studimeve Shqiptare.
Në vitin 1971, në revistën “Shejzat”, ai publikon një artikull interesant që bazohet në një dokument venedikas të 8 korrik 1457.
Në artikull flitet për Skënderbeun.
Përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit pranë Antivarit (Tivarit), Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët:
“Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo, zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.
Sipas interpretimit të Valentinit, tetë krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar prej 1.75 metra.
“Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin tetë krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra.
Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 metra i mjaftonin tetë krahë rroba, atëherë me nëntë krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 metra.
Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth dy metra i gjatë”, ka thënë ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
A E DINI KUSH ËSHTË AUTORI I TEKSTIT: “AH, SHQYPNI, MOS THUJ MBAROVA”
Sigurisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj?
Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“.
ObserverKult ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës.
Kosova në luftë, poezi nga Hil Mosi
Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
N’kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball’ për ball’.
Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’ mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult