Atje të dashuroj nuk munda, këtu të dashuroj- kam frikë…

Nga: Osip Mandelstam

E urrej dritën e mekur
Të yjeve të rralla…
Ngjatjeta o jermi im i vjetër, –
O kulla brinjëdala.

Dantellë, gur, të jesh,
Të jesh dhe merimangë:
Parzmën e qiellit ta kesh
Gjilpërë të hollë për plagë.

Dhe radha ime do vijë –
Ndjej, flatrat gatiten flatrimit.
Po për ku vallë merr arrati
Shigjeta e gjallë e mendimit?

Apo udhën dhe shortin që pata
E shterr teksa kthehem vërtik;
Atje të dashuroj nuk munda,
Këtu të dashuroj – kam frikë…

Përktheu: Agron Tufa

*Titulli i origjinalit: ‘E urrej dritën e mekur

LEXO EDHE: Mandelstam: Kjo është ajo që më së shumti dua…