Atmosferë festive tek “Shefqet Ndroqi”, ansambli i këngëve dhe valleve koncert për të infektuarit dhe mjekët

Një atmosferë ndryshe është krijuar mëngjesin e sotëm tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19. Teksa vendi po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirus, Ansambli i këngëve e valleve popullore ka vendosur që t’i bëjë një surprizë pacietëve dhe mjekëve të cilët prej muajsh ndodhen në vijën e parë të luftës.

Mes muzikës që sjell padyshim ‘oksigjen’ e shpresë për stafin spitalor por dhe pacientët, këngëtarët kanë performuar në oborrin e këtij spitali. Mësohet se mjekë dhe pacientë kanë dalë në ballkonet e spitali, ku po shijojnë pak momente qetësie.

Koncerti i sotëm ishte surprizë, ndërkohë mësohet se kjo atmosferë do të krijohet edhe ditën e nesërme.