Grupet mafioze në Rusi nisën të përhapeshin me shpejtësi kryesisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Referuar të dhënave, qyteti i Yekaterinburg-ut u bë qendra e përplasjes së gangsterëve në vitet ’90-të.
Të njohur për jetën e tyre luksoze, familjet mafioze vijuan të ruajnë “traditën” edhe pas vdekjes.
Ja disa prej varrezave të tyre që po çudisin botën:
ObserverKult
Lexo edhe:
SHËN PETËRSBURGU, QYTETI QË LINDI MBI VARRET E 30 MIJË PUNËTORËVE QË VDIQËN DUKE E NDËRTUAR
Historia e qytetit të famshëm, ndërtuar nga Pjetri i Madh i Rusisë, I cili, që të rivalizonte qytetet më të zhvilluara të Perëndimit, ftoi aty me qindra arkitektë italianë e hollandez.
Si u ndërtua metropoli i madh rus mbi kënetën në bregun e Detit Baltik, ku u bënë “ kurbanë “ mbi 30 mijë punëtorë. Të cilët u varrosën në themelet e qytetit. Të fshehtat e mrekullisë arkitekturor ruse, që tërheq me miliona turistë në vit nga e gjithë bota.
Shën Petërsburgu, ose siç njihej ndryshe në epokën e ish-Bashkimit Sovjetik me emrin Leningrad, është një nga qytetet më të njohura. Për nga modeli arkitekturorë, cilësohet si Venecia ose Amsterdami i Lindjes.
Qyteti madhështor i Rusisë perandorake filloi të ndërtohej më 27 Maj 1703 nga Cari më i shquar dhe më i suksesshëm në dinastinë Romanov, Pjetri i Madh.
Arsyet që ky qytet madhështor u ndërtua në bregun e detit Baltik, ishin dy. E para ishte, se Rusia cariste nuk kishte asnjë qytet – port. Kjo pasi të gjitha hapësirat detare që vendi dispononte. Ngrinin akull gjatë dimrit dhe i ftohti ekstrem zgjaste për muaj me radhë. Ndërsa arsyea e dytë ishte se Cari, Pjetri i Madh donte t’i tregonte botës së zhvilluar perëndimore, se edhe rusët ( që deri atëherë njiheshin si shtet despotik dhe i prapambetur ) e kishin kryeqytetin perandorak të tyrin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult