Ju ftojmë të ndiqni këngën e famshme “Ma fal atë buzëqeshje” kënduar kësaj radhe nga Aurela Gaçe.
Sigurisht se kur ta dëgjoni do t’u kujtohet varianti i Nexhmije Pagarushës, apo Ismet Bugujevcit, por Aurela e sjell në versionin e saj që shijon po njejtë.
Në vazhdim gjeni tekstin e origjinalit, pasi siç duket Aurela e ka harruar pak strofën e parë.
Teksti:
Ma fal atë buzëqeshje, që e ëndrroj n’vetmi,
Ma fal atë buzëqeshje, e më mbush lumturi,
Asgjë nuk më ka mbetur, tani t’gjitha i humba,
Dashuria dhe gëzimi, u zhdukën për mua…
E kujtoj atë takim, me lotët e dashurisë
Jetoj në atë përqafim, që ma dhurove ti!
Kaluan shumë kohë, vite të tëra ndër ne,
Ti ike shumë larg, pa më thanë ku je,
Asgjë nuk me ka mbetur, tani t’gjitha i humba
dashuria dhe gëzimi, u zhdukën për mua!
E kujtoj atë takim, me lotët e dashurisë
Jetoj në atë përqafim, që ma dhurove ti!
ObserverKult
Lexo edhe:
AURELA GAÇE MBRON ELI FARËN: KE DURUAR SHUMË- KËSAJ HERE ISHTE MBI ÇDO CAK NJERËZOR
Këngëtarja Aurela Gaçe i ka dalë në mbrojtje koleges dhe mikeshës së saj, Eli Fara, pas pretendimeve ndaj kësaj të fundit se ka mbajtur post në administratë për rreth 8 vite në dy ministri dhe ka përfituar para nga shteti dhe udhëtime falas. Gaçe shprehet se Fara ka duruar shumë përballë shkrimeve shpifëse dhe sulmeve, por këtë herë u kalua çdo cak njerëzor.
“E kam thënë shpesh edhe hapur që kush të njeh ty është me fat. Unë jam një nga ata njerëz që kam marrë nga mirësia jote, nga njerzillëku, nga fisnikëria, nga besnikëria jote. Ke duruar shumë, shumë herë në shumë raste ke heshtur përballë shkrimeve e sulmeve. Këtë herë ishte mbi çdo cak njerëzor.
Duhet të dish se ata që të duan, të duan edhe këtë se ndryshon asnjë shpifje. Mua nuk më habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu është i aftë të vrasë dhe të dhunojë një tjetër njeri që këtu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. P
or më çudit fakti që gazetaria thjeshtë bën copy paste një lajm. As kërkojnë fakte, as pyesin, thjeshtë shpërndajnë helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirtëror që mund t’i shkaktojnë dikujt.”, u shpreh Aurela Gaçe.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI DUKE KLIKUAR KËTU