Aurela Gaçe: Asgjë nuk më ka mbetur… (teksti dhe kënga)

Ma fal atë buzëqeshje
Edhe më mbush lumturi

Asgjë nuk më ka mbetur
tani gjitha i humba
dashurija dhe gëzimi
u zhdukën për mua

E kujtoj unë atë takim
me lot e dashuri
Jetoj me atë përqafim
që ma dhurove ti.

A duhen shumë kohë
vite të tëra për ne
ti ike shum larg
pa me thënë ku je

Asgjë nuk më ka mbetur
tani gjitha i humba
dashurija dhe gëzimi
u zhdukën për mua…

ObserverKult


Lexo edhe:

AURELA GAÇE MBRON ELI FARËN: KE DURUAR SHUMË- KËSAJ HERE ISHTE MBI ÇDO CAK NJERËZOR

Këngëtarja Aurela Gaçe i ka dalë në mbrojtje koleges dhe mikeshës së saj, Eli Fara, pas pretendimeve ndaj kësaj të fundit se ka mbajtur post në administratë për rreth 8 vite në dy ministri dhe ka përfituar para nga shteti dhe udhëtime falas. Gaçe shprehet se Fara ka duruar shumë përballë shkrimeve shpifëse dhe sulmeve, por këtë herë u kalua çdo cak njerëzor.

“E kam thënë shpesh edhe hapur që kush të njeh ty është me fat. Unë jam një nga ata njerëz që kam marrë nga mirësia jote, nga njerzillëku, nga fisnikëria, nga besnikëria jote. Ke duruar shumë, shumë herë në shumë raste ke heshtur përballë shkrimeve e sulmeve. Këtë herë ishte mbi çdo cak njerëzor.

Duhet të dish se ata që të duan, të duan edhe këtë se ndryshon asnjë shpifje. Mua nuk më habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu është i aftë të vrasë dhe të dhunojë një tjetër njeri që këtu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. P

or më çudit fakti që gazetaria thjeshtë bën copy paste një lajm. As kërkojnë fakte, as pyesin, thjeshtë shpërndajnë helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirtëror që mund t’i shkaktojnë dikujt.”, u shpreh Aurela Gaçe.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI DUKE KLIKUAR KËTU