Aurela Gaçe kundër dhunës ndaj grave: Veten dua gjallë (teksti dhe kënga)

Njihet për vokalin e jashtëzakonshëm dhe karakterin shpërthyes në skenë. Aurela Gaçe është prej artisteve që ndihet komod në shumë zhanre muzikore.

Kësaj radhe ia sjellim këngën “Veten dua gjallë”, me tekst të Rozana Radit. Për muzikë është kujdesur John Van Ride dhe vet Aurela Gaçe.

Kënga jep një mesazh të qartë kundër dhunës ndaj grave dhe është pëlqyer e shpërndarë në emër të kësaj kauze.

VETEN DUA GJALLË

S’më ka parë të qajë,
Le t’më shohë tani,
I kam thënë më fal,
Unë për fajet e tij.

Çfarë kërkon më shumë ai?
Të më shkelë, s’më shkel njeri…

E kam mbushur sot,
Një valixhe plot me lot,
Se e dua plot, sa e di një Zot,
E di një Zot!

Më lëndon, lëndon e unë e fal,
Por do shkoj se veten dua gjallë.

Sa shumë tokë e ujë,
Me të do t’më ndajë,
E kur të mos më ketë,
Lotët vetë le t’i thajë.

Jetën s’ma ka dhënë ai,
E t’ma marrë s’ma merr njeri…

Përgatiti T.K/ ObserverKult

————————————

LEXO EDHE: AURELA GAÇE: NUK BESOJA SE NJË DITË DO TË TAKOJA (TEKSTI DHE KËNGA)

Unë pa frymë, unë pa forcë kisha mbetur
Ma pinë si një cigare dashurinë
Nuk besoja se një ditë do të takoja
Tani u bëre shpirt i shpirtit tim

Sa të prita, sa të doja
E s’u lodha, të kërkoja
Kur u zgjova, kur të preka
Foli shpirti, unë të gjeta

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty le të thinjet jeta ime

Kur më puthe, kur më preke
Kur më flisje mendoja me vete
E bërtita, zemra ime, e kam gjetur gjysmën time

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty le të thinjët jeta ime

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty
Ti, shpirti i shpirtit tim.

ObserverKult


LEXO EDHE: AURELA GAÇE MBRON ELI FARËN: KE DURUAR SHUMË- KËSAJ HERE ISHTE MBI ÇDO CAK NJERËZOR