Aurela Gaçe: Nuk besoja se një ditë do të takoja (teksti dhe kënga)

Unë pa frymë, unë pa forcë kisha mbetur
Ma pinë si një cigare dashurinë
Nuk besoja se një ditë do të takoja
Tani u bëre shpirt i shpirtit tim

Sa të prita, sa të doja
E s’u lodha, të kërkoja
Kur u zgjova, kur të preka
Foli shpirti, unë të gjeta

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty le të thinjet jeta ime

Kur më puthe, kur më preke
Kur më flisje mendoja me vete
E bërtita, zemra ime, e kam gjetur gjysmën time

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty le të thinjët jeta ime

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty
Ti, shpirti i shpirtit tim.