Aurela Gaçe: Hape veten ti…(teksti dhe kënga)

Festivali: Kënga Magjike 2007
Muzika: Flori Mumajesi
Teksti: Timo Flloko
Orkestrimi: Darko Dimitrov

Hape veten ti,
dhe dashuro jetën,
vijmë në këtë botë vetëm,
hape veten ti…

Kur humb një dashuri,
nuk kthehet përsëri…

Ti nuk më sheh,
s’di a më njeh,
tek unë vetëm, dyshon,
një hije të mbulon.

Pse nuk e di,
inat ke në sy.
Më tremb kjo xhelozi,
kam ankth dhe drithëri.

Ti fantazon, s’e kupton,
nuk e ndjen,
sa herë më therr.

Zemër, unë nuk kam faj se kam mall,
jam e gjallë,
oh prandaj të fal,
e fundit fjalë.

Hape veten ti, shpirtin pa kufij,
thellë teje, dhe dashuro jetën,
vijmë në këtë botë vetëm.
Hape veten ti
gjer ne marrëzi,
të dua-
këtë mall që djeg në gji,
një det nuk mund ta pijë.
Perëndi në ke,
ëndrrat pse i le,
të treten.
Pusho në krah tani,
harrove veten ti,
dhe trokit në derë,
eja dhe më merr me vete.
Një ditë dashuri,
veç kohën do ta ngrijë.

Ndjej, ti më ndjen,
jo, s’më gënjen,
nuk ka mister në sy,
jam unë kjo natë dhe ti.
Qaj si fëmijë,
lutem për ty,
u ftoh kjo dashuri,
nuk ka më ngrohtësi,
është iluzion, ti kujton se mbaron,
një herë, përherë,
se more dalëngadalë,
dhe s’ke mall si për djall
pa një ‘më fal’
e fundit fjalë.

Nga po kjo këngëtare: Aurela Gaçe: Nuk mjafton që vetëm ti të duash… (teksti dhe kënga)