Aurela Gaçe: Përse bota joshet me gënjeshtra (teksti dhe kënga)

Sa trishtim më dha
kur një fotografi diku e hedhur brenda në sirtar
kohë e fëmijërisë
pash’ portretin tim aq të sinqertë.

Një pasqyrë kam pranë
rimeli nga dy sytë pse kishte rrjedhur
dhe ne ata sy
fshihet një mister
një mister mashtrues i kohës plagë.

Fëmijëria pa më
vitet në pasqyrë
nuk dija kë të puthja
a veten ta pështy.

Po përse, po përse
bota joshet me gënjeshtra
s’e kuptoj
s’e pranoj
pse në sytë e njerëzve fshihet e vërteta
po përse, po përse
ti o zot i gjithëpushtetshëm
na rri larg atje lart
me buzëqeshjet e fëmijëve
aty janë e kam parë
të vërtetën veç atje
e gjetëm ne
mëkatare.