Kënga “Akoma jo” e kënduar nga Aurela Gaçe
A vjen ta pimë dhe një kafe?
Një orë për mua, ndoshta pak,
Afroje veten të të ndjej,
Djersisim dhe një herë në shtrat.
Akoma jo, akoma jo,
Të përshpëris mos u largo,
Akoma jo, akoma jo,
Ta jap unë veten, a të mjafton?
I fshehim duart në gishtërinjë
Lëshuar trupin përmbi ty
Më çmend kur thua emrin tim
Harrojmë të dy të marrim frymë
Akoma jo, akoma jo,
Të lutem shpirt mos u largo,
Akoma jo, akoma jo,
Ta jap dhe jetën, a të mjafton?
Si munde të më thuash mjaft?
Si munde që të shkosh tani?
Të dua ende si e marrë,
Për mua s’mund të ketë mbarim.
Akoma jo, akoma jo,
Nëse ke zot mos u largo,
Akoma jo, akoma jo,
Të dhashë gjithçka, por s’të mjaftoi.
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
AURELA GAÇE: JA ÇKA NDODHI ME ZËRIN TIM…
“Tashi do të këndoj unë apo ça?! Ju thaftë dora që në rrëzë atij që e përgatiti. Mua këtu më keni jo 20 po tani nga inati dëng të bëni edhe 30 vjet”.
Ajo ishte në program më mikeshën e saj Eli Fara me të cilën kishin dhe një bashkëpunim se fundmi, dhe ndërsa biseduan për projektet u ndalën sërish në këtë lajm të dalë në portale që Aurela Gaçe nuk do mund të këndonte më.
Përtej shakasë këngëtarja e mirënjohur shpjegoi se: “Ishte një ngjirje është më se normale. Se nuk janë mësuar me këngëtarët që të thonë stop unë kam nevojë për pushim, se atë që përdor atë do lodhësh, po të kishim përdor ndonjë gjë tjetër do lodhej ajo gjëja tjetër.
Unë vizitat i bëj gjithmonë, unë jam korrekte për veten e time, nuk është se kisha ndonjë gjë, ndjeja lodhje por nuk dija çfarë do më thoshte mjekja”.
Së shpejti, Aurela bashkë me grupin e saj do mbajë një koncert në shesh në Tiranë, që sigurisht do jetë ‘live’ se Aurela “s’di të këndojë ndryshe”./revistaai
ObserverKult