Austen: Bëj gjithçka në vend që të martohesh pa dashuri!

jane austen gjërat

Thënie të zgjedhura nga Jane Austen, romancierja e shquar angleze.

Ka njerëz, të cilët sa më shumë të bësh për ta, aq më pak do të bëjnë për veten e tyre.

Nuk ka asgjë që nuk do të bëja për ata që janë vërtet miqtë e mi. Nuk e kam atë nocionin t’i dua njerëz përgjysmë, nuk është natyra ime.

Unë nuk dua që njerëzit të jenë shumë të sjellshëm, pasi më kursen mundimin që t’i pëlqej shumë.

Sa më shumë që njoh botën, aq më shumë jam e bindur se nuk do të shoh kurrë një njeri që mund ta dua vërtet. Unë kërkoj kaq shumë!

Njerëzit e zemëruar nuk janë gjithmonë të mençur. Unë lehtë mund ta falja krenarinë e tij, nëse ai nuk do ta kishte mbytur timen.

Unë duhet të mësoj të jem e kënaqur me të qenit më e lumtur se sa e meritoj.

Në momentin e parë që e pashë, zemra ime ishte zhdukur në mënyrë të pakthyeshme.

Nuk është ajo që themi ose mendojmë që na përcakton, por ajo që bëjmë.

Gjërat pa kuptim pushojnë së qeni të kota nëse ato bëhen nga njerëz të mençur në një mënyrë të pacipë.

Miqësia është sigurisht balsami më i mirë për dhimbjet e zhgënjimit të dashurisë.

Nëse do të të doja më pak, do isha në gjendje të flisja më shumë për ty.

Unë nuk e kam kënaqësinë të të kuptoj.

Unë mund ta kem humbur zemrën, por jo vetëkontrollin tim.

Kur të dashurohem, do të jetë përgjithmonë.

Për çfarë jetojmë, për të dhuruar shfaqje për fqinjët tanë, dhe për të qeshur me ta nga ana jonë?

Unë gjithmonë e meritoj trajtimin më të mirë, sepse nuk duroj kurrë ndonjë tjetër.

Deri në këtë moment nuk e njoha kurrë veten.

Jeta nuk është tjetër veçse një radhitje e shpejtë e gjërave boshe.

Mendimi im i mirë po humbi njëherë, humbet përgjithmonë.

Nëse do të mund ta dija zemrën e tij, gjithçka do të bëhej më e lehtë.

Distanca nuk është asgjë kur dikush ka një motiv.

Asgjë nuk më lodh më shumë, sesa kur bëj atë që nuk më pëlqen.

Bëj gjithçka në vend që të martohesh pa dashuri.

Askush nuk mund të tregojë se çfarë vuaj! Por gjithnjë është kështu. Ata që nuk ankohen kurrë nuk janë të mëshirshëm.

Njëra gjysmë e botës nuk mund të kuptojë kënaqësitë e tjetrës.

Sa shpejt i gjejmë arsyet për të aprovuar atë që na pëlqen.

ObserverKult

Lexo edhe:

Sigurohuni t’i keni duart e pastra para se të prekni zemrën e dikujt!