Azem Çerkini, koleksionisti i gazetave ruajti 30 mijë ekzemplarë të gazetave nga paralufta

Azem Çerkini, nga Ferizaji, ka arritur të ruajë rreth 30 mijë ekzemplarë të gazetave ditore në Kosovë, që nga koha e paraluftës.

Të gjithëve u pëlqen të lexojnë, mirëpo rrallë prej tyre edhe t’i koleksionojnë.

Mirëpo, është dikush që ka mbledhur gazeta për shumë vite. Ka arritur t’i ketë rreth 30,000 ekzemplarë në koleksionin e tij.

Është ky Azem Çerkini, nga Ferizaji, i cili edhe pse është me nevoja të veçanta, përveç punës së tij, ka pasur vullnet dhe shumë dashuri  ti ruaj ato, përcjell Telegrafi.

Ka filluar ti ruan ato, që të informohet rreth ngjarjeve politike ne vitet e 90.

“Dëshirë e imja ka qenë qysh herët me fillua me i tubua. Në moshën 12 vjeçare, në vitin 1971 kam filluar t’i lexoj gazetat. Ndërsa nga vitet e 90-ta kur filloi represioni serb kam filluar t’i tuboj gazetat… Nëse heqim pjesën e ekzemplarëve që më janë dëmtuar nga lufta unë kam të tubuara rreth 30 mijë gazeta”, tregon për RTV Dukagjinin, Azem Çerkini.

Gazetat i ka të renditura në dhomën e tij të punës, nga vitet më të hershme e deri në vitin 2013 kur edhe ndalon së koleksionuari ato.

Azem Çerkini na tregon llojet e gazetave që ka dhe se ka bërë çmos që ti ketë që gjitha numrat e tyre.

“Ekzemplarët e gazetës “Bujku” i kam deri në periudhën e luftës. Nëse më ka munguar ndonjë numër e kam siguruar në Shkup vetëm të mos mungojë asnjë numër. Numrat e “Kohës Ditore” i kam deri në vitin 2013. Ndërsa kam edhe numrat e “Epokës së Re” si një gazetë opozitare e kohës”, tregon më tej Azem Çerkini.

Përveç gazetave, ai ruan edhe shumë libra, kaseta të vjetra si dhe i pëlqen shumë të merret me enigmat. Madje ka marrë pjesë në formulimin e fjalëkryqit më të madh në botë shqip