Azem Shkreli: Ajo që s’e them

10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...
Azem Shkreli

Poezi nga Azem Shkreli

Ajo që s’e them s’është foshnje që përkundet
Kot së koti dhe rritet. S’është as vala
Që lyp brigje të tjera dhe nuk mundet
Është burim për të cilin digjet etjes fjala

Ajo që s’e them s’është hije. As tehu që hasi
Në gurin e së pathyeshmes dhe u lakua në dëshprim
Dhunë e dhëmbjes është. Klithja që plasi
Kupën e ëndjes sate dhe të durimit tim

Ajo që s’e them s’është kullë e shembur brenda
S’është dënim i dashjes dhe nuk është e huaj
Njerëz e njolla e gjithë ç’ju përmenda
Ajo nuk është guri im mbi varrin tuaj

Ajo që s’e them s’është heshtje. As magjia
E lashtë e saj që ja dimë të fshehura halët
Dhe do t’i trembet kobit të vet zbraztia
Kur të ja flak unë fytyrës leckat fjalët.

ObserverKult

———————————————————————–

kryesorë

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI E VISAR ZHITI, NË MESIN E POETËVE KRYESORË TË BOTËS

“Green Integer”, shtëpi botuese prestigjioze amerikane, me qendër në Los Angeles, një ndër më aktivet në botimin e përkthimeve letrare, sidomos të poezisë, ua ka rekomanduar lexuesve 27 librat e “Poetëve kryesorë nga bota” (MAJOR WORLD POETS), të botuara nga ata ndër vite.

Mes tyre janë edhe dy poetë shqiptarë, Azem Shkreli nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të dy të përkthyer nga albanalogu i shquar Dr. Robert Elsie.

Lista e poetëve të përfshirë nga Green Integer, në “Major World Poets” :

Adonis.

Paul Celan,

Jean Cocteau,

Federico Garcia Lorca,

Lucebert,

Rainer Maria Rilke,

Gonzalo Rojas,

Ece Ahyan,

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult