Azem Shkreli: Katër këshilla vetes

10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.

Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.

Nëse dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.

ObserverKult

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: TASH JAM DIKU LARG TEJE, LARG VEDI…