Azem Shkreli: Këngë e heshtur

azem shkreli

Poezi nga Azem Shkreli

Ndër shtigje jete u ndeshëm, diku pa hir
Dhe në valët e saj sa u nisëm me trumbasë
Njëfarë ndeshtrashe me tha: mos është më mirë
Të të fal kujtimit, të të dua pa të pasë.

Që atëherë do re zymtie m’vijnë vërdallë
Si hija jote, po fjalën s’e shklet
Sadoqë veten ta shikoj më n’ballë
Nuk kam guxim, pse droj pendimi m’vret.

ObserverKult


Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: VDEKJA E MALËSORIT