“Babai i Teatrit të Korçës”: Kush është Dhimitër Trajçe dhe si e kujtojnë kolegët

Mund të quhet pa asnjë modesti “Babai i Teatrit” të Korçës, dhe pioner i skenës, Dhimitër Trajçe një figurë e rrallë e skenës, që ne zgjodhëm t’i sjellim një profil të shkurtër me rastin e 70-vjetorit të teatrit, Andon Z. Çajupi. Ky ishte njeriu që mund të thuhet se ndërtoi nga rruga një teatër profesionist. Ndërtoi teatrin profesionist të Korçës, që shpesh quhej edhe Kinostudio e dytë e Shqipërisë.

Dhimitër Trajçe është një aktor i shumë profileve në teatër dhe kinematografi. Nuk ka qenë vetëm një aktor dhe regjisor, ai ka shkruar lajme artistike dhe humor, por ishte një rebel në jetën e tij. Punët e tij fillojnë që përpara luftës, në vitet e para të saj fillojnë edhe punët e tij të cilat kishin brenda shpirtin e rebelit, që më pas e detyruan të dalë partizan, ku dhe me disa emra të tjerë themeluan teatrin partizan.

Dhimitër Trajçe u emërua drejtor i shtëpisë së kulturës, menjëherë pas çlirimit më tej mbaroi shkëlqyeshëm kurse me pedagogë sovjetikë për regjisurë. I admirueshëm për përkushtimnin dhe organizimin e punës së tij profesionale.

Ai vuri në skenë të parën shfaqje teatrale pas çlirimit të titulluar ‘Dasma korçare’ me skenograf Artistin e Popullit Vangjush Mio korri sukses të madh. Trajçe më një përkushtim të madh, i palodhur, i dashuruar me skenën, teatrin, aktrimin regjisurën në vitin 1950, bashkë me regjisorin Sokrat Mio dhe disa aktore mundën të kjijojnë teatrin e parë profesionist në Korçë.

Ishte një ikonë që ndoshta me shkëlqimin e tij vrau sytë e sistemit, që partizanin e saj të djeshëm e përjashtonte nga partia, dhe kjo goditje i dha jo pak pasoja njeriut që po shkelqente në skenë.

Është një pioner i skenës, njeriu që shkelqeu sa në teatër ashtu dhe në kinëmatografi. “Artist i meritur”, një titull që është shumë i vogël përballë Dhimitër Trajçes që jetën ja kushtoi skenës dhe roleve të tij.

Rolet janë me qindra në teatër, Harpagoni i tij në komedinë ‘Kopraci’ të Molierit në vitet 50, ishte një magji skenike që u shfaq pafundësisht.

Mazllemi i Dhimitër Trajçës tek “I teti në brox”, ngelet ende në batutat e ditës pas gati 6 dekadash. Ka dhjetra role të spikatura në kinematografi, edhe ato dytësoret gjithmonë i trajtonte me peshën e duhur, e shofim tek Gjeneral gramafoni – (1978), Mësonjëtorja – (1979), Ne vinim nga lufta – (1979), Agimet e stinës së madhe (1981), Demir AgaDuaje emrin tënd-(1984), Përballimi, Vitet e para, I teti në bronx – Mazllëmi, Rrugicat që kërkonin diell, I treti – Ilia, Tana etj.

Si e kujtonte Dhimitër Orgocka kolegun e tij, Dhimitër Trajçe.

“Kam kujtime të jazhtëzakonshme me Dhimitër Trajçem sepse unë kam hyrë në Teatër shumë i ri. Më kanë mësuar dhe pastaj kemi pasur marrëdhënie konfidenciale qe edhe kur u bë regjisor, e kam pasur mik dhe s’ kemi pasur kurrë asnjë shqetësim. Ruaj kujtimet më të mira, më kujtohet tek “komedia Kopraci” ku unë kam punuar me të për shfaqjen. Ka qenë një aktor shembullor me një organizim për të pasur zili dhe me qendrim profesional për tu admiruar”, tha Orgocka, tashmë i ndjerë, për cna.al.

Mesazhi i Zamira Kitës për 70-vjetorin e Teatrit dhe themeluesin e tij, Dhimitër Trajçe

Sot pas 70 vitësh nga themelimi teatri “Andon Z. Çajupi” themeluar nga Dhimitër Trajçe ka në drejtim aktoren Zamira Kita. Vajza korçare që i përket një tjetër brezi aktorësh të suksesshëm që sot po mbajnë ndezur të vetmen flakë të kulturës skenike në Shqipëri.

“Është kënaqësi që në këtë ditë të 70-vjetorit të Krijimit të teatrit, ne t’i kujtojmë të gjithë ata artistë që kanë vënë themelet e këtij teatri profesionit, edhe shumë të tjerë që punuan fort për t’i forcuar themelet e Teatrit.

Kur flasim për Dhimitër Trajçen, kemi parasysh një nga figurat më të mëdha të këtij Teatri. Një nga figurat më të spikatura, jo vetëm që ka qenë një ndër dhjetë artistët e parë që krijuan Teatrin Profesionist, por ka qenë një aktor karakteresh i jashtëzkonshëm, i papërshërishtësh që të krijon vetëm emocion kur shikon rolet e tij”, shprehet Zamira Kita.

Më tej drejtoresha e teatrit A.Z. Çajupi shton se “ne kemi pasur rastet që të shohim rolet që ai ka realizuar në film  sepse nuk kemi mundur që një brez më i vonë të shohë rolet në teatër. Teksa sheh fotot e tij e kupton më së miri, e lidh me ato çka ai ka realizuar në film, kupton se çfarë aktori brilant, çfarë natyrshmërie ka patur dhe sesa bukur i ka krijuar rolet. Ka qenë një aktor model në mënyrën e disiplinës së punës, kjo e thënë nga njerëzit e tij të afërt , nga kolegët e tij dhe e përcjellë deri tek brezat tanë që kurrë nuk kemi mundur të kemi disiplinën e të parëve tanë.

Ata kanë pasur një pasion të jashtëzakonashëm në punë që kanë mundur të realizojnë shfaqje që jo vetëm kanë spikatur por kanë fituar kaq herë çmimet e para dhe flamujt e festivaleve të organizuara në Shqipëri. E kujtojmë sot me shumë respekt përulemi, para veprës së Trajçes dhe gjithë kolegëve të tij që krijuan Teatrin profesionatist”.

Djali i Dhimitër Trajçes ndan emocionet dhe kujtimet për të atin

Jashtë këtij shkrimi nuk mund të linim një nga djemtë e tij Yllin, i cili në fakt ndoqi gjurmët e babait të tij. Plaçkaxhiu më i famshëm në Shqipëri, Ylli Trajçe ishte në një moment të vështirë, ai duhet të fliste për babanë e tij në këtë 70 vjetor të teatrit të Korçës.

“Mund të flas pa mbarim për babain tim. Ka qenë një aktor që në kohën e Mbretërisë, ka vazhduar rrugën, në kohën e luftës u emërua nga Komandanti i qarkut të Korçës, kam akoma letrën në shtëpi që e ngarkoi të ngrinte teatrin Partizan. Në 1945 u bë drejtor i Shtëpisë së Kulturës ku grumbullloi gjithë amatorët e Korçës dhe i krijoi Teatrin, orkestrën simfonike të Korçës, në vitin 1945 kur nuk mund të llogaritej që të kishte në Shqipëri orkestër simfonike me mbi 50 veta.

Gjatë periudhës 1945-1950 loboi përmes miqve të tij që kishte në funksione të fuqishme për të krijuar Tetatrin profesionist të Korçës.

Babai im ishte ai njëri që zgjodhi 10 aktorët e parë që krijuan Teatrin e Korçës. Njeri i dhënë pas teatrit, gjithë jetën punoi për Teatrin. Më kujtohet kur isha i vogël në shtëpi mblidheshin të gjithë aktorët dhe më dukej sikur dhoma ku rrinim ne ishte një studio Teatri ku diskutohej për prespektivën eTeatrit.

Më kujtohet në vitin 1949 kur teatri nuk ishte akoma profesionit dhe u bë festivali i parë në Tiranë, i teatrove të Shqipërisë dhe Korça mori flamurin e festivalit me dramën “Ishulli i paqes” që ishte vënë në skenë po nga Dhimitër Trajçe. Ka qenë një njeri modest, nuk tha kurrë “unë”.

Këto ishin pak fjalë që Ylli tha në 70 vjetorin e themelimit të Teatrit Profesionit A.Z. Çajupi në Korçë ku ne zgjodhëm si simbol të kësaj dite Dhimitër Trajçen, i cili kurrësesi nuk ishte i vetëm në veprat dhe misionet e tij në skenë dhe kulturë, por ngelet më i veçanti pikërisht se nuk tha kurrë “unë”./CNA.al