
Në 84-vjetorin e lindjes së artistit të ndjerë Agim Shuke, vajza e tij, Iris Shuke, ka ndarë kujtime personale për të atin dhe mënyrën se si familja e përjeton mungesën e tij ndër vite.
Iris kujton se humbja e babait ndodhi kur ajo ishte 13 vjeç, ndërsa vëllai i saj 16, duke lënë një boshllëk të madh në jetën e tyre familjare.
Ajo thotë se, pavarësisht kohës që ka kaluar, mënyra e të kujtuarit të tij nuk ka ndryshuar.
“Kur babi iku nga ne unë isha 13 vjeç dhe Oli 16. Na la kujtime shumë të mëdha, dhe çdo ditë që kalon ne e kujtojmë me shumë dashuri. Ai nuk është me ne fizikisht, por është brenda nesh dhe do të jetë gjithmonë në zemrën tonë.”-tha ajo.
Sipas saj, babai mbetet një prani e gjallë brenda familjes, jo fizikisht, por përmes kujtimeve dhe dashurisë që nuk është zbehur me kalimin e viteve.
Pas ndarjes së tij nga jeta, familja ka kaluar ndryshime të mëdha, përfshirë edhe zhvendosjen jashtë vendit, por kujtimi i tij ka mbetur gjithmonë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë:
ObserverKult
Lexo edhe:






