Baldwin: Nëse ke frikë të vdesësh, nuk do të jesh në gjendje të jetosh…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga James Arthur Baldwin:

Atë që fati jep, nuk është dhuratë, por borxh.

Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Kur injoranca bëhet një me pushtetin, rezulton të jetë armiku më i madh që drejtësia mund të ketë.

Jo çdo gjë me të cilën përballemi mund të ndryshojë, por s’do të ndryshojë asgjë me të cilën nuk përballemi.

Paraja është si seksi: kur s’e ke, mendon veç për të; kur e ke, mendon tjetër gjë.

Nëse ke frikë të vdesësh, nuk do të jesh në gjendje të jetosh.

Kur dikush fillon të jetojë me citime dhe zakone, ka filluar të mos jetojë.

Liria nuk është diçka që mund të jepet. Liria merret dhe secili është i lirë aq sa dëshiron të jetë.

ObserverKult

LEXO EDHE: Cohen: Më mirë të rrija aty ku dielli nuk ndriçon kurrë, sesa ta shoh që dashuron një tjetër…