Cohen: Më mirë të rrija aty ku dielli nuk ndriçon kurrë, sesa ta shoh që dashuron një tjetër…

leonard cohen

ObserverKult ju sjell disa thënie nga Leonard Cohen:

Poezia është prova e jetës. Nëse jeta jote do të merrte flakë, poezia është hiri.

Në ndonjë luginë të errët do të preferoja të isha, aty ku dielli nuk ndriçon kurrë, sesa të shoh gruan time që dashuron një tjetër, ndërkohë që e di se duhet të ishte veç e imja.

Ka një të çarë në çdo gjë dhe prej andej hyn drita.

Dashuria e vërtetë nuk lë shenjë, sikurse mjegulla nuk lë gjurmë mbi jeshillëkun e zymtë të kodrave. Kështu dhe trupi im nuk lë shenjë mbi ty dhe nuk do ta bëjë kurrë.

Në Perëndim nuk ekziston kultura e humbësit, vetëm lartësimi i fituesit. Por, është te humbja që manifestohet lavdia e njeriut.

Një grua e shikon trupin e vet me vështirësi, sikur të ishte një aleat i pabesuar në luftën për dashuri.

Për dashurinë nuk ka kurë, por është i vetmi ilaç për të sëmurët.

I frikësohem çastit kur goja jote fillon të më thërrasë gjuetar./ ObserverKult

LEXO EDHE: La Fontaine: Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur kurrë…