
Njerëzit e atyre anëve ngritën mure.
në kufirin imagjinar, prej nga vinin barbarët.
Shpatat i mprehën dhe i lanë të gatshme.
Pastaj ndërtuan kishë, të qanin të vrarët.
Thirrën në kuvend madhërinë fuqiplotë
I thurën lavde dhe ju përkulën atij
Dhe trupat e lodhur n’ndërtime muresh
I shtrinë të gjithë mbi përditshmërinë.
Por sytë dhe mendjen nga muret i mbanin
se prisnin një herë të vinin barbarët.
Se donin të dëshmonin se sa burra ishin
Se donin të thoshin se ngjisnin me të parët.
Një mëngjes trojet rrafshuar i gjetën.
Ju vërsulën mureve, por heshtje përsëri.
Asnjë barbar mbi ta nuk kish kaluar.
Të gjithë njëri tjetrin e shihnin në sy.
At’her kuptuan dhe thirrën n’dëshpërim
Muret e lartë heshtën përsëri
Barbarët e luftës nuk qenë ata që prisnin
Por ushtarët e bindur të t’lartit madhëri.
ObserverKult
Lexo edhe:






