Aktorja, Barbra Streisand, ka folur së fundmi rreth ‘remake’ të filmit “A Star Is Born”, me aktorin Bradley Cooper dhe këngëtaren Lady Gaga.
Gjatë një interviste për “The Sunday Project”, Streisand e cila ka luajtur me Kristofferson në versionin e filmit të vitit 1976, shprehu mendimet e saj për filmin e prodhuar në vitin 2018.
”Në fillim kur mora vesh se do të bëhej një ‘remake’, ishte supozuar që të luhej nga Will Smith dhe Beyoncé dhe mendova që do jetë shumë interesante. Duke u bërë përsëri, kësaj here më ndryshe, një muzikë ndryshe, aktorë të talentuar, mendova që është një ide e mirë. Por u surprizova kur pashë sa e ngjashme ishte me versionin e vitit 1976 që kam bërë unë. Pastaj mendova që ishte një ide e gabuar ky ‘remake’. Shikoni, ishte një sukses i madh, këtë nuk mund ta mohoj. Por nuk më intereson suksesi, aq sa më intereson origjinaliteti”, deklaroi aktorja.
LEXO EDHE: Lady Gaga është mishërimi i magjepsjes së viteve ’90 në trailerin e ri të ‘House of Gucci’