Barbro Lindgren: Ne jemi lule

ne jemi lule

Ne jemi lule Kujdes me ne.
Jemi shpresa e botës
Na lini të rritemi furishëm
dhe të hyjmë në bulëzim

Ne jemi lule, mos na këpusni!
I pakufishëm është yni shkëlqim.
Le të rritemi
të lirë
pa dhunë e vdekje
pa dhunë e vdekje

Na jepni guximin të gëzohemi,
të gëzohemi njëmijë herë
Keni besim në ne,
na jepni ngrohtësi,
se jashtë ftohtë është përherë

Ne jemi fëmijë,
jemi shumë
Ne jemi kripa e botës
Na dëgjoni,
ne jemi të fortë,
ne i dimë të gjitha,
po ne i dimë gjitha

Përktheu: Qerim Raqi

ObserverKult

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: FËMIJËT KANË NEVOJË PËR PRINDËR QË GABOJNË

Nga Silvana Kola-Loka ne jemi lule

Fëmijët kanë nevojë për prindër që gabojnë.
Po! Unë e besoj fort këtë!
Unë besoj tek prindi që gabon dhe nuk justifikohet se ishte i lodhur, se nuk e kishte mendjen apo se gaboi pa dashje.
Kështu ai i mëson fëmijës se gabimet mund të vijnë edhe si pasojë e gjykimit të gabuar apo të nxituar apo edhe si pasojë e mungesës totale të gjykimit dhe kjo nuk e bën atë që gabon një njeri të keq apo të pavlerë.
Unë besoj tek prindi që gabon dhe kërkon të falur. Kështu ai i mëson fëmijës se të kërkosh të falur nuk është dobësi, por në fakt është krejt e kundërta. Kërkimi i faljes tregon se ai që gabon e di se e ka lënduar tjetrin dhe të pranosh këtë kërkon shumë forcë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult