Bardh Frangu: Izolimi

bardh frangu gjenerata

Më thanë je izoluar
U thashë po po e rjep vetminë
Mishin e keq t’ia ter nën dry

Më thanë dikush s’ka bukë për të ngrënë
Ti ha suxhuk dhe fut rruza në pe
Për t’i bërë kurorë ditës që të mungon

Më thanë s’ka kuptim të vdesësh mes mureve
U thashë hapësira përjashta s’ka një kokërr kripë
Mua më mjafton një vdekje e vogël

Burgu i Gjilanit, prill 1989