Bardh Frangu: Udhëzimi për shkuarjen në Prekaz

Bardh Frangu

Për të shkuar në Prekaz
Nuk të mjaftojnë krahët
Për t’i bartur lulet
Duhet një qerre prej shiu
Nën rrotat e së cilës gufon bari
Dhe mbillet pranvera
Bregoreve përreth

Për në Prekaz
Duhet ta bartësh një lutje të madhe
Si një gur që shndërrohet në pëllumb
Dhe prekë me krah atë copë qielli
Ku strehohen engjëjt

Në Prekaz nuk shkohet me kravatë
As me këpucë të lustruara
Atje shkohet me atlete të bardha
Me një bluzë të kuqe.