Bardhyl Londo: Na janë mbaruar fjalët

Poezi nga Bardhyl Londo

Na janë mbaruar fjalët.
Buzëqeshja ka mbetur në mes të udhës.
Ç’të bëjmë?
të shkojmë a të mos shkojmë për një kafe
në pallat të Kulturës?
Tavolinë e zakonshme
tej dritares qyteti vishet në muzg.
një gotë ujë për të dy,
kafja jote mbetur përgjysmë,
imja pirë me fund.
përgjysmë, përgjysmë, përgjysmë,
fjala,
buzëqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele përjetësisht të privuara nga ndarja,
përjetësisht nga takimi.
Sa herë t’i puthja sytë e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohë e ashpër:
Ne që ishim aq të etur për njëri-tjetrin
të ndarë na duhej të vdisnim.

ObserverKult


Lexo edhe:

BARDHYL LONDO: EDHE DASHURITË VDESIN, E SHTRENJTA IME!

bardhyl londo
Bardhyl Londo

…se edhe dashuritë vdesin, e shtrenjta ime,
me një gjeth në buzë, me një fjalë shpuzë…

…se edhe deti vdes, e shtrenjta ime,
mbi një erë të trishtuar, nën një shkëmb të vetmuar…

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

MIKU ME FJALË EMOCIONUESE PËR BARDHYL LONDON: NJË NJERI QË NUK HARROHET

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Agron Gjekmarkaj ka treguar mbi miqësinë që kishte me shkrimtarin e njohur Bardhyl Londo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Gjekmarkaj në një rrëfim për ‘Rudina’ tregoi se për të nuk do të ketë vdekje ndonjëherë. Mes të tjerash Gjekmarkaj tha se Londo ishte Virgjili i tij kur ai shkruante.

“Ka qenë një mik shumë i dashur, një njeri që nuk harrohet, mungesa e të cilit na shoqëron, jo vetëm mua por dhe kombin e lexueshëm, por jeta ka ligjësitë e veta, e si shmangemi dot. Na takon të ambientohemi me jetën e tij të dytë, jeta pas vdekjes. Nëse ka një gjë që e shënjonte Bardhyl London, ishte njohura e gjerë dhe e kishte të fortë sensin e humorit. Ndaj i them; ngrihu dhe punoi një rreng mjekëve, se ne na ke aty me makinë për t’i ikur vdekjes. (sqaron mesazhin kushtuar Londos) Kur mësova lajmin, u mërzita si të gjithë miqtë e tij.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult