Bruna Gjoni Përvathi: N’besë tane e kam lanë dashninë

mall bruna gjoni përvathi a kena me u puthë ma observerkult poezi

Ta kam pru me ma rujtë si sytë e ballit dashninë
Mos me ma lanë n’mshirë t’fatit me ma vra t’pabesët
E kam provu me besu.
Kam provu me dashtë me tanë gjakun tem
E n’rren kam ra …

N’besën tane e kam lanë dashninë,
Me ma ushqy me tamël t’bardhë n’thithka t’hanës,
Me m’i dhanë dritë jetës,
E n’durtë tua ta nijë sesi m’qeshen t’tana lulet e shpirtit.

Ta kam pru pak t’vrame zemrën,
E ti mbi të …m’çile prej s’pari….