Albi Lushi: Pa dashuri je thjesht kufomë…

albi lushi ti nuk ishe me aty

Poezi nga Albi Lushi

Të pashë, më pe, kur yjet binin,
Dhe sot si dje gjer natën vonë
Ne zgjuar rrinim kur engjëjt flinin
Dashurom e huaj, dashurom!

Sërish të pashë dhe ditën tjetër,
Kur dielli zbehej mbi buzë të njomë.
Ti poezi dhe unë një letër…
bjer mbi mua, dashurom!

Dikur dikush, diku më tha:
“Pa dashuri je thjesht kufomë”
Unë në jetë gjeta gjithçka…
kjo je ti, veç dashurom!

T’u dhash’ m’u dhe, kur hëna plakej
mbi ne si re, fshehur në dhomë.
Një shenjë e shenjtë drejt meje zgjatej,
prej dashurisë, ndaj dashurom!

ObserverKult

Kliko edhe:

ALBI LUSHI: TI NUK ISHE MË ATY…

ALBI LUSHI: MERRMA TË VETMEN FRYMË…

Kliko edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: ALBI LUSHI

albi lushi ti nuk ishe me aty

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Lumturia e përkryer nuk ekziston. Lumturia është arritje e qëllimit. Sa më e vështirë arritja, aq më e madhe lumturia.

Cila është frika juaj më e madhe?
Frika ime më e madhe është të mos kem mundësi të dashuroj dhe të mos ndjehem i dashuruar.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Familja ime. Ata që më dhanë jetën.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Do kisha dashur të identifikohesha si një Albi Lushi që mund të ketë jetuar kohë më parë ose një Albi Lushi që do të jetojë pas meje.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Tipari im që nuk pëlqej tek vetja Idealizmi.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult