Poezi nga Bardhyl Oseku
E deshi pafundësisht
U mundua t’ia dhurojë të gjitha kënaqësitë tokësore
Nuk i mjaftuan
Një mbrëmje qershori u ngjitën bashkë në qiell
I mblodhi yjet e qiellit një nga një
Dhe ia vari një gjerdan yjesh në qafë
E priti lart zbardhjen e agimit
Me rrezet e tij
Ia praroi trupin e saj
Kur zbritën në tokë, ajo iku
Rreth e përqark botës e kërkoi por s’e gjeti kurrë
Vonë kuptoi se dashuritë e mëdha këtë fund e kanë
ObserverKult
Lexo edhe:
BARDHYL OSEKU: EJA, I PËRGJËROHEJ TË DASHURËS…
Poezi nga Bardhyl Oseku
Eja
I përgjërohej të dashurës
Eja
Dhe në qerpikun e syrit tim
Thure folenë e dashurisë
Syri im i kaltër të bëhet qielli yt
Diell dashurie do të jetë drita e syrit tim
Shikimi im i ngrohtë të bëhet pranverë e zemrës sate
Lotët e mi të bëhen ujvarë e ëndrrave tua
Eja
Mos e bjerr kohën në shkurtësinë e kësaj jete
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
MË DO, MË PUTH EDHE KUR FLE?… POEZI NGA BARDHYL OSEKU
Poezia “Hëna dëshmitare e dashurisë” nga Bardhyl Oseku
E dashuronte.
Çdo natë, kur të dashurën e zinte gjumi,
e priste hënën të zbriste në dritare.
Nën rrezet e saj
butësisht ia puthte duart, sytë, tërë trupin.
Një natë, për çudi,
fshehtësia e dashurisë ia nxori gjumin.
Më do, më puth edhe kur fle?
Po.
Dashuria është udhëtare e pandalshme e ditë-netëve.
Kur të zë gjumi, me trëndafila puthjesh ta mbulojë trupin.
Puthjeve, para syve të botës, mos u beso!
Ato s’e kanë pastërtinë e ujvarës që shpërthen nga shkëmbi.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
BARDHYL OSEKU: KUR TI QAN
Kur ti qan
Të gjitha frutat kalben në degët e pemëve
Kur ti qan
Shterojnë të gjitha puset
Kur ti qan
Akrepat e orëve ndryshken
Kur ti qan
Zogjtë harrojnë këngën dhe fluturimin
Kur ti qan
Retë e qiellit ia mbyllin diellit të gjitha dyert
Kur ti qan
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult