Bardhyl Oseku: Eja, i përgjërohej të dashurës…

trokitjen


Poezi nga Bardhyl Oseku

Eja
I përgjërohej të dashurës
Eja
Dhe në qerpikun e syrit tim
Thure folenë e dashurisë
Syri im i kaltër të bëhet qielli yt
Diell dashurie do të jetë drita e syrit tim
Shikimi im i ngrohtë të bëhet pranverë e zemrës sate
Lotët e mi të bëhen ujvarë e ëndrrave tua
Eja
Mos e bjerr kohën në shkurtësinë e kësaj jete
Mos ua vër veshin fjalëve të predikuesve me fytyra e zemra të akullta
Ta dish
Parajsa apo e kundërta e saj njerëzve në këtë botë u varet në qafë.

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

MË DO, MË PUTH EDHE KUR FLE?… POEZI NGA BARDHYL OSEKU

E dashuronte.
Çdo natë, kur të dashurën e zinte gjumi,
e priste hënën të zbriste në dritare.
Nën rrezet e saj
butësisht ia puthte duart, sytë, tërë trupin.
Një natë, për çudi,
fshehtësia e dashurisë ia nxori gjumin.
Më do, më puth edhe kur fle?

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

BARDHYL OSEKU: KUR TI QAN

Kur ti qan
Të gjitha frutat kalben në degët e pemëve
Kur ti qan
Shterojnë të gjitha puset
Kur ti qan
Akrepat e orëve ndryshken
Kur ti qan
Zogjtë harrojnë këngën dhe fluturimin…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU