Në prag të ndarjes së Çmimeve Kombëtare të letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar në rrjetet sociale të gjitha kandidaturat, të ndara në gjashtë kategori.
Janë publikuar Kandidaturat për këto çmime:
Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Romani më i mirë i vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit
Kandidaturat për përkthimin më të mirë të vitit janë:
A. Moravia “Jeta shpirtërore”, përktheu Aida Baro
Musil “njeriu pa cilësi”, përktheu Jonila Godole
G.G.Marquez “Vjeshta e patriarkut”, përktheu Mira Meksi
M. Karagacis ” Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”, përktheu Romeo Çollaku
O. Pamuk “Çudia në mendjen time”, përktheu Xhemile Abdiu.
ObserverKult
Lexo edhe:
REXHEP SHAHU: MA REFUZUAN LIBRIN SE KISHTE EROTIZËM E JO PARTISHMËRI!
Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafir yni është shkrimtari, Rexhep Shahu
Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
-Nuk e di, por besoj magjia ka ndodhë në fëmijëri, në vitet e para të shkollës. Xhaxhai im u sëmur disa muaj dhe ai lexonte libra të trashë. Atëherë kurioziteti ndoshta më nxiti që të filloj të lexoj në librat e tij. Pa i kuptuar, por vetëm për të treguar se jam i zoti, unë që në klasën e pestë kam lexuar librin „Kështu ka ndodhur“ , „Vend i fshehtë në Elba”. Më parë kisha lexuar librin „Yje mbi Ostrën“. Kështu besoj u ‘infektova’ me letërsinë dhe mbeta gjithë jetën nën magjinë e saj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult