Dueti Bashkim Alibali dhe Eduart Jubani në vitin 1983 sollën këngën “Motrës”.
Dallndyshet përgatiteshin t’shtegtonin tjera vende
Dhe ti o motër për të vajtur në folezën tënde.
Do kthehen dallndyshet bashkë me pranverën.
Ashtu siç vjen ti motër në folezën tënde,
Folez’n e vjetër, të re e bën cicërimi
Cicërojnë zogjtë e tu, lule gëzimi
Megjithse motra u bë nënë me fmi
Zemra për vëllezrit gjithnjë hapur rri.
Lexo edhe:
Bashkim Alibali është një nga këngëtarët më në zë shqiptarë. Lindur në Tiranë dhe rritur në Shkodër, ai ka një jetë interesante, mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë.
Si shumë këngëtarë bashkëkohës Festivali i 11-të e mënjanoi nga skena, por jo nga dëshira për këngën.
“Kënga ishte e bukur dhe u pëlqye, por të këqijat erdhën mbrapa. Ky festival u kritikua shumë. Këngëtarët më të mirë u kritikuan për tendenca borgjezo-revizioniste, për shfaqje të huaja.
U kritikuan ashpër Sherif Merdani, Françesk Radi, dhe për mua në Shkodër, në ndërmarrje, u zhvillua një mbledhje që zgjati 4 orë. Pas mbledhjes mua më hoqën të drejtën e këngës për 7 vjet, konkretisht, të mos merrja pjesë në Festivalet e RTSH-së. Pra, sërishmi më kritikuan për ekstravagancë dhe kush? Njerëz që nuk e kishin parë fare festivalin. Pra, deri në vitin 1978, këndoja vetëm në Estradën e Ndërmarrjes këngë popullore. ën e lehtë nuk e lëvrova. Më dukej vetja bosh.
Në Festivalin e 17-të. Përsëri mora pjesë me një këngë të Enver Shëngjergjit. Pas këtij Festivali kam marrë pjesë me ndonjë shkëputje në të gjitha festivalet në RTSH.Në Festivalin e 20-të kam marrë çmim të parë me këngën “Çel si gonxhe dashuria” me muzikë të Kotanit dhe tekst të Arben Dukës.”
——————-
NERTILA KOKA & BASHKIM ALIBALI: FJALËT BEFAS DOLËN THASHË TË DUA
ObserverKult