Bebe Rexha shfaqet pas sulmit, flet për gjendjen e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha është goditur në fytyrë me një telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën.

Pas këtij sulmi, Bebe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar dy fotografi ku shihet me qepjet e bëra në fytyrë pas ndodhisë në koncert.

“Jam mirë”, shkroi ajo në gjuhën angleze.

Siç raportohet nga mediat e huaja, burri që ka sulmuar Beben është arrestuar nga autoritetet njujorkeze, ndërsa pamjet e sulmit të paprecedentë kanë qarkulluar gjithandej në internet.

Një numër i fansave të Rexhës shkruan në Twitter për të shprehur mllefin pas sulmit e pakuptimtë ndaj yllit të popit./21Media


Lexo edhe:

E TMERRSHME: BEBE REXHA GODITET ME CELULAR NË FYTYRË GJATË KONCERTIT, RRËZOHET MIDIS SKENËS

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbajtur të dielën në Nju-Jork.

Teksa performonte në skenën e tejmbushur, pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.

Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur. Anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën, ndërsa qarkulloi më pas edhe një video e Bebes duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU