Beecher: Dashurinë e prindërve nuk e kuptojmë dot pa u bërë prindër …

ObserverKult ua sjell disa thënie të Henry Ward Beecher:

Mirënjohja është lulja më e bukur që zemra çel.

Nuk është i mençur askush që nuk di të jetë i marrë në çastin e duhur.

Dashurinë e prindërve nuk do ta kuptojmë dot derisa të bëhemi prindër vetë.

Është zemra qe e pasuron njeriun. Ai është i pasur për atë që është, jo për atë që ka.

Sukseset më të rëndësishme të njeriut vijnë pas zhgënjimeve të tij më të mëdha.

Dashuria është lumi i jetës së botës.

Nuk është puna që i vret njerëzit, por shqetësimi. Puna është shëndet, ndërsa shqetësimi është ndryshku në teh.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

————————

walt whitman
Walt Whitman

Lexo edhe:

Whitman: Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush

ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit amerikan, Walt Whitman:

Kam mësuar se të qenit me ata që dua është e mjaftueshme.

Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush.

Unë ekzistoj siç jam, kjo është e mjaftueshme.

Unë nuk e pyes njeriun e plagosur se si ndihet, unë vetë bëhem njeri i plagosur.

Shikimi, dëgjimi, ndjenja, janë mrekulli, dhe çdo pjesë dhe fije e imja është një mrekulli…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU