
Henry Ward Beecher u lind në vitin 1813. Ai ishte një shkrimtar i njohur amerikan.
Beecher ishte redaktor i “The Independent” (1861-63) dhe “Christian Union” (1870-78) si dhe botoi disa libra, duke përfshirë “Summer in the Soul” (1858), “Life of Jesus Christ” (1871), “Yale Lectures on Preaching” (1872), dhe “Evolution and Religion” (1885).
Henry Ward Beecher u nda nga jeta më 8 mars 1887.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Henry Ward Beecher:
Mirënjohja është lulja më e bukur që zemra çel.
Nuk është i mençur askush që nuk di të jetë i marrë në çastin e duhur.
Dashurinë e prindërve nuk do ta kuptojmë dot derisa të bëhemi prindër vetë.
Është zemra qe e pasuron njeriun. Ai është i pasur për atë që është, jo për atë që ka.
Sukseset më të rëndësishme të njeriut vijnë pas zhgënjimeve të tij më të mëdha.
Dashuria është lumi i jetës së botës.
Nuk është puna që i vret njerëzit, por shqetësimi. Puna është shëndet, ndërsa shqetësimi është ndryshku në teh.
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
————————

Lexo edhe:
Whitman: Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush
ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit amerikan, Walt Whitman:
Kam mësuar se të qenit me ata që dua është e mjaftueshme.
Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush.
Unë ekzistoj siç jam, kjo është e mjaftueshme.
Unë nuk e pyes njeriun e plagosur se si ndihet, unë vetë bëhem njeri i plagosur.
Shikimi, dëgjimi, ndjenja, janë mrekulli, dhe çdo pjesë dhe fije e imja është një mrekulli…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU