Bëhet publike, ja kush do të jetë sivjet në jurinë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Festivali i Teatrove në Ferizaj ka bërë publike jurinë e tij profesionale, të përbërë nga tre njohës të artit teatror dhe dramaturgjik. Juria përbëhet nga Mentor Zymberaj, Ilirian Himaj dhe Getorarbë Mulliqi.

Mentor Zymberaj është aktor dhe regjisor, si dhe profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Performues e fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtar me punën e tij si aktor e regjisor.

Getoarbë Mulliqi është skenariste, dramaturge e kolumniste. Momentalisht, Drejtore Ekzekutive në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Ilirjan Himaj është regjisor filmi, televizioni e teatri. Ka studiuar për pikturë dhe aktivisht ka punur edhe si skenarist i shumë filmave. Fitues i çmimeve të ndryshme në kinematografi.

Festivali i Teatrove në Ferizaj këtë vit mban edicionin e tij të 53-të./insajderi

ObserverKult


Lexo edhe:

PAK DITË NGA NISJA E FESTIVALIT TË TEATROVE NË FERIZAJ, JA ÇKA DO TË SJELL SIVJET

Tashmë festival tradicional në qytetin e Ferizajt, Festivali i Teatrove këtë vit shënon edicionin e 53-të.

Me shfaqje të ndryshme, diskutime e muzikë do të jenë të shoqëruar të gjithë artëdashësit, për 8 ditë të festivalit.

Për përgatitjet e fazën e zhvillimit të festivalit për ATV-në foli drejtori artistik i teatrit “Adriana” Besim Ugzmajli. Ai tha se pos vullnetit dhe dashurisë për artin dhe kulturën, festivali ka nevojë edhe për mbështetje materiale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult