Bëjnë di-xhejin dhe e quajnë veten muzikantë. Bëjnë video në TikTok dhe e quajnë veten kineastë!

quajnë

Nga Rielna Paja

Kanë një profil ku shkruajnë vjersha dhe e quajnë veten shkrimtarë, poetë.
Bëjnë di-xhejin dhe e quajnë veten muzikantë.
Bëjnë video në TikTok dhe e quajnë veten kineastë.
Vishen dhe zhvishen në blogun e vet dhe e quajnë veten stiliste.
Bëjnë patate të skuqura dhe pjekin bukë live dhe e quajnë veten mastershefa.
Marrin makina të shtrenjta borxh dhe u xhirojnë gomat në videot e Instag. dhe e quajnë veten pilotë si Airton Sena.
Vizatojnë ca lule e ca surretër dhe e quajnë veten piktorë…
Pastaj, nga lartësia ku kanë vetëhipur presin të trajtohen sikur janë profile në Wikipedia.
Mamma mia che pesantezza!
Këtu jemi të gjithë njëlloj për aq kohë sa nuk kemi një faqe me të cilën nuk merremi vetë, po na e administrojnë të tjerë, sepse vetë nuk ia kemi ngenë ngaqë merremi me ART për krejt botën.
Sidomos, më bëjnë përshtypje ata që e shquajnë veten si pjesë të qarqeve letrare, të cilët bëjnë ose dhelprën, ose hienën me krijuesit kolegë.
Jepini njëri – tjetrit lavde të merituara ose kritika të vyera, se kështu përmirësohen dhe krijohen vlera.
Pale sa hijerëndë jeni! Sa seriozë! Qeshni herë- herë se ju bën mirë, edhe me reactin përkatës 🤣, jo vetëm fshehurazi.
Boll me pordhë të padobishme dhe sterile!
Hajt, domaten e mirë!

ObserverKult

Kliko edhe:

JEMI BËRË FRIKACAKË, IKIM NGA DASHURIA