Ti je i gjithi i bërë prej ëndrrave të mia
Në këtë ditë të lagësht e të nxehtë,
Shikimet tona kryqëzohen në avujt e tokës.
Ne jemi fëmijë, të ardhur në tokë
Veç me buzagazet e dridhura të drojës,
Ne jemi engjëj, me krahë tingujsh,
Me dëshira të humbura që prej rënies.
Çdo ditë na vidhet nga një buzëqeshje,
Çdo ditë na avullon një kujtim,
Për të kënaqur mjegullën, shiun, retë
Me ëndrrat tona të heshtura,
Si sytë e kalimtarëve në një ditë me shi.
ObserverKult
Lexo edhe:
Ne, me aura të zeza mbi kokë
Krenohemi për boshin dhe pamundësitë.
Nuk kemi fituar as çastin më të mirë
Prej mëkateve të trishta ndaj vetes.
Ti më ftove në acarin e natës pa yje
Për të vetmuar bashkë vetminë.
Jam helmuar gjatë me vetëdije,
Gjatë, prej kohe pa kohë.
E kemi puthur trishtimin mes syve tanë
Që nuk i takuam në dritë të bardhë…
E janë zgjatur hijet e ndërgjegjeve
Për t’u mbytur thellë në lumë,
E janë shtrirë shtrojet e shtrateve
Për të veshur fusha të shkreta shpirti.
E kemi helm në mushkëri,
E kemi pis në rropulli,
Duke pritur dritën prej botëve të tjera.
Na ka mbetur në fyt shpirti i natës
Që do e vjellim profanisht të përbaltur.
Dhe rropatshëm rrokullisen rrëketë
E shiut mbi aurat e zeza të natës…
ObserverKult