Nga Ben Blushi
Dua t’ju uroj të gjjthëve Gëzuar Festën e Pavaresisë me kujtimin e filmit Nëntori i Dytë, krijuar nga gjyshi im Dhimitër Shuteriqi dhe babai im Kiço Blushi.
Pavarësia e Shqipërisë në 1912 mbetet pa dyshim data më e rëndësishme e historisë sonë, për vonesat, pengesat dhe mënyrën sesi u arrit.
Shumë detaje të kësaj përpjekje të Ismail Qemalit mbeten ende sot të pandriçuara, përfshi Aktin e Pavarësisë që për fat të keq ka humbur dhe nuk gjendet më.
Ndoshta shumë shqiptarë nuk do kishin kaq shumë emocione për Ditën e Pavarësisë nëse nuk do ekzistonte filmi Nëntori Dytë i prodhuar në vitin 1982 me rastin e 70-vjetorit.
Unë isha i vogël në atë kohë por për fat ende mbaj mend gjyshin dhe babain tim duke diskutuar për skenarin e filmit që ‘ngjalli’ Ismail Qemalin dhe gjithë aventurën e tij nëpër moçalet e Shqipërisë për të ngritur Flamurin në Vlorë.
Të dy kishin disa dhjetëra variante për titullin e filmit derisa vendosën për Nëntorin e Dytë, ndërkohë që i pari i takonte Skëndërbeut dhe i treti Çlirimit në vitin 1944.
Im gjysh dhe babai rrinin me orë të tëra duke shkruar, rishkruar dhe redaktuar pjesë nga një skenar që sot i ngjan një balade. Ky film ka kaq shumë emocion, dashuri dhe patriotizëm saqë në disa raste të mallëngjen dhe të merr frymen.
Nuk besoj se ka film historik të kësaj përmase të realizuar më mirë në historinë e kinemasë shqiptare.
Sot është dita për t’i bërë një homazh Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit të cilët krijuan monumentin më të madh artistik dedikuar Pavarësisë.
Pavarësia shkëlqën si dita më kulmore në historinë tonë por ajo nuk do shndriste dot kaq fort pa Nëntorin e Dytë.
Gezuar Festën.
28 nëntor 2023
ObserverKult
Lexo edhe:
BEN BLUSHI SHKRIM PËR TË ATIN E NDJERË: E DINTE QË DO IKTE NË DIMËR…
Nga Ben Blushi
Sikur im atë të ishte sot, me siguri do më thoshte shkojmë në Dardhë për të festuar 80- vjetorin dhe tani mund ta imagjinoj si do ishte ngritur herët në mëngjes, atëherë kur të gjithë do ishim duke fjetur dhe do ishte nisur në këmbë deri në Sinicë, 4 kilometra më larg, një fshat nga i cili kishte shumë kujtime bashkë me shtëpinë ku kishte lindur nëna e tij.
Pasi të futej në atë shtëpi, duke shtyrë derën e rrëzuar, do hapte një shteg mes ferrave dhe trëndafilave të egër që të ngjiten në rroba, si dhe kumbullave e mollëve të pakrasitura të cilat kanë hyrë nga dritaret, në kërkim të njerëzve që dikur i kanë mbjellë.
Tekstin e plotë mund ta lexonin KËTU:
BILAL XHAFERRI: E NISËM NJOHJEN TONË ME NJË NDARJE
Poemë nga Bilal Xhaferri
“Dhe jeta kështu do më ikë një ditë
si këto brigje të Azovit”.
Majakovski
Muzgu i mbrëmjes
erë e detit me shi.
Ti më shfaqesh në mëndje
si atëherë:
Me dorën e ngritur gjerë tek tëmthat,
nën dritat e dobta
pranë shinave të lagura.
Si rrëke brilandash të thyera
vezullonin e dridheshin në mbrëmje
kullimet e shiut të pullazeve.
Si krah të shtrirë në largësi
zgjateshin binarët e shinave
dhe ndiqnin trenin në errësirë:
Udhë të mbarë, lamtumirë!
Qe mbrëmje dimri atëher,
e fundit mbrëmje e vitit që ikte
e para mbrëmje e vitit që vinte.
Kur trenat ndërroheshin në stacion,
kë pritje ti atëher,
kë përcillje?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult