Bernard: Dashuritë janë si kërpurdhat, nuk dihet a helmojnë pa i provuar!

s'mund ta bindesh

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, Paul Bernard:

Flitet gjithnjë për iluzionet e atyre që dashurojnë, por atëherë, ç’të themi për verbërinë e atyre që nuk dashurojnë.

Dashuritë janë si kërpurdhat: nuk dihet qartë nëse janë helmuese derisa t’i provosh, por atëherë është shumë vonë.

Më mirë të mos mendosh fare sesa të mos mendosh mjaftueshëm.

Puthja e parë nuk jepet me buzë, por me sy.

Ajo që na pëlqen tek shoqëria është konsiderata që kanë për ne.

ObserverKult


Lexo edhe:

SHITET NË ANKAND E VETMJA LETËR E SHKRUAR NGA VAN GOGH E PAUL GAUGUIN

Van Gogh dhe Paul Gauguin, shkruan një letër “të pazakontë” ndërsa jetuan së bashku, në fund të vitit 1888.

Letra, e nënshkruar nga artistët Vincent van Gogh dhe Paul Gauguin, që përmbante detaje të vizitës së tyre në bordello, u shit në ankand, për 210.600 euro. Letra u paraqit nga Fondacioni Vincent van Gogh, pranë shtëpisë së ankandeve “Druo” në Paris, të martën.

Artistët shkruan një letër piktorit francez Emile Bernard, në fund të vitit 1888. Në letër, ata përshkruajnë sesi është të jetosh dhe të punosh në qytetin francez, Arles. Van Gogh dhe Gauguin, të dy postimpresionistët me famë botërore, ishin të bindur se kishin filluar “rilindjen e madhe të artit”, sipas letrës.

Artistët formuan vizionin e tyre në Arles, por pasi kaluan disa muaj së bashku, miqësia e tyre përfundoi keq dhe Gauguin u largua.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult