Bertold Brecht: Gjeneral, tanku yt është një mjet i rëndë


Gjeneral, tanku yt është një mjet i rëndë
Ai e bën copa malin dhe shtyp qindra njerëz.
Por, ka një të metë:
I duhet një shofer që ta vozisë.

Gjeneral, aeroplani yt bombardues është i fuqishëm.
Ai fluturon më shpejt se stuhia dhe ngarkohet më shumë se një elefant
Por, ka një të metë:
I duhet një montazher ta bëjë gati.

Gjeneral, njeriu është shumë i përdorshëm.
Ai mund të vozisë aeroplan dhe të vrasë.
Por, ka një të metë:
Ai di të mendojë dhe të ndiejë.

Përktheu: Arbër Çeliku