Besa: Ty as dashuria s’të ndryshon (teksti dhe kënga)

Nata e pagjumë brengat numëron
Lotët në një lumë kujtimesh shkojnë
Gjak i tradhëtuar ngjyrë ndërron
Lutjet s’i dëgjoj, duart mezi mbaj
Ky zhgënjim i hidhur ty s’të fal
Jo, nuk jam mizore pse dëshmoj
Engjëjt të vrasin njëlloj

Kur të marri malli më harro
Sytët kur t’i mbyllësh mos shiko
Hija e mëkatit s’të frikëson
Moho!

Shko se tjetër zemër të kërkon
Le të jetë ajo që sot vajton
Ty as dashuria s’të ndryshon
Prano…

Shekuj s’do të pres
Ëndrrat do t’i zgjoj
Ky dënim për shpirtin përfundoi
Veshur në të zeza më s’jetoj
Parajsa të dy s’na pranon

Kur të marri malli më harro
Sytët kur t’i mbyllësh mos shiko
Hija e mëkatit s’të frikëson
Moho!

Shko se tjetër zemër të kërkon
Le të jetë ajo që sot vajton
Ty as dashuria s’të ndryshon

Prano…

A mundem vallë e vetme
Fundin ta shoh qartë?
A do ti tradhëtinë?
Unë ta pranoj pa fjalë
A mundesh vallë të zgjohesh
larg nga trupi im?
Pse s’më mësove
se qielli paska kufij?
Fundin, jo, s’dua ta di

Mos më harro
Do të marri malli, më beso
Rrugëve përlotur mos kalo
dashuria ime s’të mjaftoi
Prano!

Ishe e gjithë bota, më beso
Orët me të tjerët s’do t’jenë njëlloj
Ajo që ne deshëm përfundoi

kur të marri malli, mos trego
sytë mos i fshij, mos shiko
netët e mëkatit, mëshiro
Prano…