Kam pritur – si shkëmbi,
si ylli skaj horizontit – në pikëllim,
vite me radhë…
Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja-
aty i përtyp ditët e mia të gastarta…
Kur të vijë,
ndoshta do të më gjejë të mplakur
e s’do të mund të qesh si flladi i pranverës.
Të vdes – nga gëzimi
do të mundem!
*Titulli i origjinalit: “Në pritje”
—————
Lexo edhe:
BORGES: ME KOHË MËSOHET SE DASHNI S’DO ME THANË ME SHKUE N’SHTRAT…
ObserverKult