Besim Bokshi: Në pritje

Kam pritur – si shkëmbi,
si ylli skaj horizontit – në pikëllim,
vite me radhë…

Larg jam,
aty ku puthen jeta dhe vdekja –
aty i përtyp ditët e mia të gastarta…

Kur të vijë,
ndoshta do të më gjejë të mplakur
e s’do të mund të qesh si flladi i pranverës.

Të vdes – nga gëzimi,
do të mundem!

ObserverKult