Nga: Albert Janku
Në oborrin e muzeut historik vinin e shkonin shumë njerëz ate mëngjes fillim korriku. Sapo hyje në hapësirën e dytë dallohesh menjëherë vendi ku ishte vendosur fotografia e Besim Zekthit, rrethuar me lule dhe kurora. Heshtja mbizotëronte për rreth dhe tingujt muzikor të një valleje të kërcyer nga ai, të krijonte imazhin e një mjedisi ku prania e Besimit si në ëndërr përshëndeste të gjithë ato që vinin për të shprehur lamtumirën.
Hyra në oborr dhe ndjeva rrëqethje e cila me provokoi dridhje dhe dhimbje në të gjithë qenien time. Kisha kohë pa u takuar me Besimin. Ai nuk largohej nga shtëpia dhe lajmet për shëndetin e tij me bënin që gjatë takimeve me kolegët e grupit të valleve të Ansamblit popullor të bisedonim shpesh për mungesën e gjatë të pranis së tijë me ne.
Takimi me pjesëtarët e familjes e rriti emocionin dhe prania e të afërmve e shtonte më shumë dhimbjen e largimit të tij nga kjo jetë.
U ula të shkruaj në librin e hapur por u mjaftova vetëm me një fjali, dora nuk më bindesh të shkruaja nga emocionet po më mpinë dhe fjalët e duhura nuk më vinin.
Pas atij momenti ndjeva lodhje e humbje ekuilibri. Qëndroja e ulur në karrige dhe fillova të ndjej nxehtësinë e stinës. Rrahjet e zemrës ngritën krye.
Natën vonë më kishin lajmëruar që familja e Besimit kishte shfaqur mendimin që unë të flisja në ceremoninë para lamtumirës. Në agim të ketij mëngjesi u ula dhe shkrova emocionet e para që pata kur po atë mbremje dëgjova në televizor lajmin e hidhur. E kisha me vehte atë shkrim që nuk munda ta lexoj.
Prita por nuk po qetësohesha. Mikun tim shumë të afërt e kisha pranë, Ramazan Bogdani, nuk i thashë gjë për gjendjen time dhe duke e ditur që dhe ai do të fliste në këtë ceremoni u ngrita dhe ashtu i pafuqishëm u largova pa folur me njeri.
Në ato dy faqe në letër të bardhë kisha shkruar atë që kam ndjerë gjithmonë për artin dhe jetën e Besim Zekthit. Po vazhdoj me atë që nuk arrita ta lexoj në ceremonin e lamtumirës. Ditë më parë, më i qetësuar dhe i përmalluar kujtova episode të kohës kur pata fatin të bashkëpunoja me grupin e Ansambli artistik popullor, në dy sezone dhe premiera të rëndësishme në historinë e para të () të sajë së bashku me pjesëtarë të tjerë të trupës së baletit T.O.B neve morëm pjesë dhe kountribuam ne dy premiera të rëndësishme në vitin 1959-1960 dhe në vitin 1970 në këtë Ansambël. Në premierën e vitit 1960 u realizuan katër silueta që shfaqen edhe sot “Vallja e shqipeve” dhe “Vallja e geshtenjave”.
Ishim në moshë të re kur P.Kanaçi hodhi hapin e parë me vlera krijuese shumë bashkëkohore në krijimtarinë e tijë, kur akoma nuk kishte mbaruar studimet ne universitetin Luna Carski për regjisor, balet, maestro në Moskë.
Panajoti u mbështet në të dhënat premtuese të B.Zekthit për të krijuar kto perla të vërteta. Ne pjestarët e trupës së baletit të operas i qëndruam shumë pranë mjeshtrit nga që shumica e jonë dhe Besimi kishim punuar edhe më parë me P.Kanaçin. Aty dhe në atë kohë mori rrugë ecuria, pjekuria, talenti dhe suksesi për të qenë Besimi një () i grupit të valleve.
Dua të ndaloj në një moment dhe episod tashmë historik në aktivitetet e Ansamblit popullor që më ka lënë mbresa të paharruara.
ELEGJI PER BESIM ZEKTHIN
Të shprehësh emocionet e përftuara në të gjithë jetën për një mik dhe koleg tëndin ditën kur ai po ndahet nga jeta, nuk është vetem e rëndë por e dhimbshme, e ti ndoshta nuk do mundesh të thuash ato që ke ndjerë dikur, ndaj i shkruan.
Besim Zekthi jeton në mes nesh, në mes nipave në kolektivin dhe në trupën e valleve të Ansamblitshtetëror.
Ai është simboli i vullnetit dhe i pasionit për kërcimin popullor. Yjeve të tillë si ai nuk do t’i zbehet kurrë shkëlqimi.
Lirika dhe epika e valles shqiptare në vallëzimin e tij gjeti () e pa ngjashëm dhe () e përkushtuar.
Në harmoninë dhe entuziazmin e kërcimit të tij shkëlqeu dhe mori zjarr, ngrohtësia dhe sharmi burrëror i rinisë shqiptare.
Kërcimi i tijë dhe mjeshtëria e lartë kanë lënë gjurmë të arta në koreografinë dhe interpretimin e valles.
Këtë ndoshta ka patur parasysh P.Kovaçi kur e afroi Besimin në grupin e baletit dhe valles pranë filarmonisëshqiptare në fillim të viteve 50 të shekulit të shkuar.
Shkëlqimi i syve i vinte nga brenda botës së tij shpirtërore, në qeshjen e tijë, në portretin e gdhendur që kishte po ato ndjesi kur kërcente dhimbjen, dëshpërimin apo forcën për të qëndruar për të rezistuar, për të fituar.
E gjitha ishte e pikturuar edhe në bustin e tij në fuqinë e shprehjes të gjymtyrëve, në gjuhën e kërcimit, në elementë bazë të një vije koreografie, të një valleje.
Temperamenti, shpërthimi dhe burrëria binin në sy dhe pëlqeheshin në publik sapo ai shfaqej i veshur me kostumin popullor i të gjitha krahinave.
Qeleshja tek ai i ngjante një kurore karakteristike shqiptare, e veçantë në mes veshjeve kudo në botë.
Vështrimi ekspresiv e njëkohësisht i ngrohtë merrte jetë e më shumë nga potenca shpirtërore pa u sforcuar, ajo buronte lirshëm si një ujëvarë që zbret nga mali, herë me vrull dhe herë herë e qetë.
Dukej sikur harronte veten por njëkohësisht ishte i tëri Besimi kur kërcente “Luftëtarët e lirisë”. Mbas krijimit të figurës së njeriut shqiponjë te vallja ”Luftëtarët i Shqipeve”, ai e gjeti vehten përsëri tek një krijim tjetër i P. Kovaçit, me muzikë të P. Gacit.
Ky punim e kalonte kufirin e një valleje dhe mund të themi se ishte një formë balade koreografike, ku Besimi krijoji një figurë përgjithësuese të luftëtarit shqiptar.
Brenda pak minutave ai pikturonte një personazh që në të tilla punime nuk është e shpeshtë.
Ai vërtet dukej i magjishëm gjatë një momenti në këtë krijim kur heshtja mbizotëron në skenë, dhe ai qëdronte i ulur në gjunjë i rrethuar nga trupat. Me njërën dorë të ngritur lart ai krijon nën tingujt e butë të thuprës së daulles të levizë ngadalë gishtërinjtë e dorës e pastaj tër krahun. Kjo lëvizje e pëllëmbës së dorës me gishta pak të hapur duket sikur shpërndan mjergullën dhe jep sinjalin për të grumbulluar dhe mobilizuar forcat e për të rifilluar betejen. Dora dhe pëllëmba nga lëvzjet e vogla transformohet në një oshëtimë për t’u tubuar të gjithë rreth tijë. Të tjera vlera mund të thuhen për B.Zekthin si koreograf e njëkohesisht valltar, por nuk duken shumë emocionet qe ai i kishte. “Festë të madhe ka sot Shqipëria”.
Në atë krijim ai shprehte natyren entuziaste të tijë për të gëzuar për të lumturuar. Ky krijim i P.Kovaçit përsëri mori vlera të reja. Krahu i tijë në fillim të kërcimit ngjante me shpalosjen e flamurit në festë, ndërsa në finale ai së bashku me të tjerët kalon pothuaj në ekstazë nga bukuritë e mëdha natyrore të vendit të tijë.
Natyra njerëzore dhe humane e tijë në jetën e përditshme për të shijuar të bukurën dhe kënaqësinë në familje dhe në shoqëri përsëri është e veçantë, kur kujtojmë kujdesin për fëmijët e tij, për Sadijen gjithmonë të qeshur e mikpritëse e rrallë. I pëlqente perierja popullore, tregonte me mjeshtëri histori dhe anekdota që të bënin të mendoheshe për rrënjët që i kishte në vendlindje. Dashuria për atdheun ja shtonte optimizmin për të jetuar.
Familjar i përkushtuar, prind i dashur, i dhembshur, njeri i zakonshem që jetoi dhe u rrit në gjirin e artit të vërtetë.
Emri i Besim Zekthit është dhe do të mbetet medalje vërtetë e artë dhe nder i kombit ne kujtesën tonë.
Të angazhohesh dhe të kountribosh për atdheun dhe bashkëatdhetarët e tu siç ëndërri dhe veproi. B.Zekthi është një nga virtytet më të fisme dhe mëë rralla.
Ai vërtet jetoi dhe punoi me art dhe dashuri për ta parë dhe jetuar lirinë të pa prangosur në atdheun e tij.
Ai duket sikur do të fluturojë ne qiell aty ku do të mund të kërcejë vallen e engjejve.
DIZHON 1970
E djelë, 5 ose 6 Shtator i vitit 1970. Ishte dita e tretë e fundit e Festivalit nderkombëtar të Dizhonit në Francë, dhe përsëri në këtë aktivitet të rendësishëm një grup prej 6 artistësh të trupës së baletit të T.O.B ishin pjestarë të këtij eventi.
Pas mbarimit të festivalit ne do të kryenim një tur 2 javor në disa qytete të Burgonyas franceze dhe mandej do të ktheshim në Shqipëri.
Tashmë opinioni i specialistëve dhe i medias krahinore gati sa nuk e shpallën me të gjitha argumentet që vallet e Ansamblit shtetëror të Shqipërisë meritojnë Gjerdanin e artë.
Në mëngjesin e asaj të diele Ansambli ynë do të improvizonte një shfaqje të shkurtër në qëndër të Dizhonit. Ndërsa Ansamblet e tjera do të asistonin në meshën e organizuar në katedralen më të madhe të qytetit. Kuptohej që përfaqësues të një vendi ateist nuk mund të ishin prezent në atë kremtim.
Programi i ditës vazhdonte me një sfilatë të madhe në boulevardet e Dizhonit dhe pas drekës së shtruar në sallat e bashkive nga kryetari i saj cdo gjë do të përfundonte me koncertin e saj madhështor në një stadium të mbuluar ku në fund afër mesnatës ndaheshin çmimet dhe “Gjerdani i artë”.
Pasi mbaruam shfaqen e mëngjesit u drejtuam aty ku ishin mbledhur tërë grupet nga të gjitë kontinentet për të zhvilluar sfilatën përshëndetëse për gjatë kilometrave dhe rrugëve të mbushura në të dy anët me njerëz që brohoritnin dhe hidhnin lart letra shumë ngjyrëshe mbi kokat tona sikur të qe nje festë e madhe kombëtare. Pas çdo grupi vinte një orkestër frymore e cila luante muzikë gjatë pauzave apo ndalesave.
Kostumet shumë ngjyrëshe dhe të ndryshme nga Europa, Azia, Afrika, Amerika Latine, ngjyrosën bulevardin dhe mjedisin. Muzika popullore këtyre vendeve u jepte edhe më shumë hare atmosferës.
Të vendosur në kuadrat grupi ynë i valleve dhe orkestra virtuoze e Ansamblit bashkë me tingujt e daulles u duartrokitëm dhe u përshendetëm me shumë e shumë entuziasëm nga publiku. Nga njerëz i të gjitha moshave. Ndoshta ritmi i valles së Dibrës dhe ai i shupalit dhe kërcimi origjinal dhe me art të vërtet nga trupa jonë, krijonte një atmosferë që dhe ne vetë në afroi me grupet e tjera e ndjenim dhe e dallonim që pritja ndaj nesh ishte më e ngrohtë dhe dukej që mjaft njerëz nga publiku dhe na ndiqnin për gjatë bulevardit të Dizhonit.
Pothuajse mesditë, dielli që digjte dhe rrobat tona jo të pambukta, entuzgjasmi dhe kohëzgjatja në kërcim pothuajse e kaloi kohën e një shfaqeje të tërë skenike dhe mbi të gjitha deshira jonë për të dhënë gjithçka që zotëronim dhe dinim, bëri që vërtet të harxhonim shumë energji. Maestro Panajoti kalonte sa në një anë në anën tjetër të bulevardit dhe që nga trotuari na jepte kurajo të mos ndaleshim por të kërcenim edhe në pauzat kohore. Pashë lot në sytë e një çifti të moshuar kur më pyetën se ku ndodhej vendi yne. Ato na hidhnin lule të vogla, ndoshta të mbledhur në oborrin e tyre kur ndaluam një moment pranë tyre. Vallja, muzika apo nuk di se kush por ato dhe te të tjerë ishin shumë të gëzuar dhe të mallëngjyer.
Isha pranë Besimit dhe e adhuroja për forcën shpirtërore dhe fizike atë mesditë sikur të ishte në një shfaqe skenike ai dhuronte në bulevardet e Dizhonit atë cfarë ishte më e bukur e kulturës tone koreografike. Pasi hidhte që ndodhesha pranë tij me humor më thoshte: -“Forca Berti se do ta marrim, e ndjej Gjerdanin afer nesh”.
Kështu ndodhi atë ditë ne u befasuam dhe në të njëjtën kohë që folklori ynëdhe koreografia e valleve tona janë në pistën e artit të vërtetë.
Duhej edhe njëqind metra që të mbaronte sfilata dhe menduam që ta mbyllim me dicka më të qetë të valleve tona atë copë rrugë. Por jo nuk qe e thënë, dëgjuam maestron që i tha Xhemalit “Fillo dhe mbaro në fund të atij pallati që kemi përpara”. Besimi tashmë i larë në djersë nuk harroi të thoshte sinqerisht që:- “Lërma maestro tja marrim një tirancshe në fund me daulle se u lodhem”. Ne qeshëm të gjithë me përgjigjen e Panajotit -“Emo ti vdes si dhe unë për një çike valle Tironce”. Daullja na thërriti dhe ne harruam lodhjen.
Kështu mbaroi ajo sfilatë dhe ne u gjendë përballë një çezme që derdhte ujë si një burim nga goja e një koke në skulpturë ku njëra dorë e Besimit freskonte fytyrën dhe tjetra lagte gjoksin e tij. Qeshte ai, qeshnin të gjithë ne me () e tij nga kënaqësia, qeshte kamarieri pranë një tavoline të gjatë që na ftonte të pinim pijet freskuese dhe biskota.
Pritja në sallat e mëdha të bashkisë dhe freskia në tërë hapsirën pasi ndërruam veshjet e sfilatës na qetësoi. Fjalët entuziaste të drejtuesit të festivalit dhe kryetarit të bashkisë krijuan atmosferë të ngrohtë në mes finalistëve.Duke respektuar njeri-tjetrin grupet të ulur në tavolina këndonin këngë humoristike të vendeve të tjera. Ne këndonim “Nusen e Tares” që krijoi shumë alegri tek të tjerët.
Stadiumi ishte i mbushur me spektatorë të cilët na kishin ndjekur dhe në ditët e konkurimit.
Nëkoncertet për gjatë konkurimit cilido grup ishte i detyruar të respektonte minutazhin e caktuar nga juria. Juria ishte e pranishme të ndiqte koncertet e organizuara jo vetëm nëDizhon por edhe në qytetet e tjera të afërta në kohë të tilla me gjithë grupet. Që të gjithë Ansamblet mund të shfaqnin pjesët e tyre më të mira të tyrenë këto koncerte për tri dit me kohë të barabartë, që nga Z.(), 15 minuta dhe në të parafundit 30 minuta. Ansambli ynë zgjodhi të konkurronte kryesisht me valle , pjesë orkestrale dhe këngëtarë si I.Tukiqi.
Koncerti i mbrëmjes të së dielës ishte përshëndetës dhe grupi jonë zgjodhi të interpretonte një numër orkestral dhe vallen “Festë të madhe ka sot Shqipëria”.
Emocionet na kishin mbërthyer si asnjë nga ditët e kaluara. Koncerti vërtet ishte i karakterit manifestues por ajo ishte () i nje konkurimi ku vlerat e mjeshtërisë i shikonin më me interes ndaj niveli duhet të ishte standart të lartë.
Pas duartokitjeve që pasuan orkestralen e luajtur mjeshtërisht nga orkestrantët tanë virtuozë, ne ishim gati të hynim në skenë.
Sapo çifti i parëi valltarëve hynë në skenë nën ritmin ngacmues tëtropojës. Publiku filloi të shoqërojë me rrahjen e duarve, ritmin e vazhdoi për gjatë gjithë kohës.
Në mes të rradhës së parë të kërcimtarëve, Besimi nuk përmbahesh, ai edhe kërcente edhe dukej sikur përshëndeste, buzëqeshja dhe portreti i tij ngazëllohej, tregonte nje nga () kur qenë të ulur në () . Përshëndetëm e përshëndetëm e së fundmi zbritëm nga podiumi i madh për t’i liruar vendin jurisë dhe kryetarit të sajë që do të shpallte fituesit.
Nuk e dëgjova mirë kur ai tha emrin e Shqipërisë që do merrte Gjerdanin e artë, por mbaj mend kur po mbaja si dhe shokë të tjerë dorën tek flamuri kombëtar. E pa kuptueshme, por në festivalin e Dizhonit grupin tonë nuk e shoqëroi asnjë () Me tërë atë publik të () vetëm me 3 spektatorë shqiptarë dhe këta ishin kosoarë.
Emocionet qenë të mëdha, kryesisht na dukej që kishim bërë një punë të mirë. Ishim të parët e festivalit për atë vit 1970. Si ne më parë edhe disa vende të lindjes Sovjetike e kishin marrë këtë gjerdan. Siç na thanë nëpritjen e rezervuar për ne nga autoritetet e vendit, për ne kishin diçka të veçantë, ku buzëqeshja dhe entuziasmi e zbukurjnë më shumë mjeshtërinë në interpretimin tonë të lartë. Rregulli dhe sjellja juaj ka lënë shumë mbresa në banorët e Dizhonit.
Në atë buzëqeshje të përzemërt dhe shikim të ngrohtë padyshim që mua ekspresiviteti i Besim Zekthit nuk më harrohet kurrë edhe sot pas 50 vitesh.
Të gëzuar, pse jo edhe me çaste të lumtura por edhe të lodhur mbasi u mbyll ç’do gjë, na thanë të hypnim në autobuz për të shkuar në rezidencë.
I gjithë qyteti dëfrehej dhe argëtohej atë mesnatë për festën e verës rrushit, verë dhe kantinat e burgonjës janë nga më të mirat në botë.
Ne nuk festuam sebashku me ata, ne duhet të pushonim, kështu na u tha. Të heshtur zumë vend dhe autobuzi u nis. Dritat gjithkund ndriçonin të rinjtë e moshës tonë në rrugë dhe lokale. Të heshtur por edhe të gëzuar shkonin përtej dritareve të autobuzit.
Nuk kishte sesi në këto momente të mos shfaqej në imazh Shqipëria, familja, miqtë, kolegë dhe të afërt. Një ndjenjë dhe pse e cila ngjante melankolike, kur nga melodia e këngës “Globi rrotullohet” i N. Zoraqit dhe F.Arapit. Një vit më parë kjo këngë qe fituese e Festivalit në RTSH dhe akoma nuk kishte fituar popullaritet që ka sot. Fjalët nuk i dija mirë por refrenin diçka mund t’a këndoja. Me vështrim nga rruga dhe me mendje larg,fillova të belbëzoja dhe të këndoj lehtë fjalët e refrenit pasi fishkëlleva me frymëmarje strofën e parë. Strofën e parë. Fjalët e refrenit ishin ashtu siç i mbaja mend; “Ja atdheu im, ja përmes kaltërsisë, Shqipëria ime… ja ku është…”. Mund të duket si tepër romantike por pas meje disa zëra femëror dhe mashkullor nga grupi më ndoqën duke kënduar bashkë më me zë të lartë por vetëm melodine. Kjo këngë na ka shoqëruar kudo në botë që në vitin 1997 me trupën e baletit të operas në autobuz. () pritjet ceremoniale gjatë turneve në () shtetëror. Ishte viti 1970 kur ne menduam që diçka po bëhej në vendin tonë, prisnim ndryshimin, por nuk ndodhi
Ne u kthyem në atdhe, u pritëm shumë mirë nga të gjithë, njerëz, shokë të tjerë por lumturinë nuk e shikonim akoma.
Besimi kishte të drejtë kur thonte se ajo që morëm në 1997-tën në Dizhon nuk ishte një medalje por një Gjerdan i tëri i artë./(gazetadita.al)