Poezi nga Besim Zymberi
Uji që rrjedh, nuk kthehet prapa
Por shtrat i lumit nuk zbrazet kurrë
Ashtu nga jeta mund t’kthejmë hapa
Veç si një mall të ndrydhur në lëkurë
Tek po mendoja m’u kështu sot
Bashkë me mua ishe edhe ti
Kujtimeve kurrë nuk zbres kot
Siç s’është e kot një dashuri
Po ti, nuk më the gjë, ku mund të jesh…
Kur botë e zezë digjet në frikë
Mjafton një shkëndijë thellë të ma ndjesh
Pa n’djall tërmetet, epidemitë…
E dashur, tek unë duket aq qetësi
Veç mallit të heshtur, që rritet çdo ditë
Ta dish që vetëm do të doja ta di
Që mes zymtësisë ti nuk ndien frikë
Edhe në’ ndien, s’është për gjëmë
Se është frika që lind trimërinë
Dhe kur k’të drithmë pas ta kemi lënë
Do mbajmë mend tutje veç dashurinë…
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: E DASHUR, TI E DI SE KU MUND TË MË GJESH
Edhe sonte, patjetër aty do të jem
Ndaj ti e di se ku mund të më gjesh
Dy gota mënjanë me kohë i kam vënë
Dhe vetëm një qiri do jetë ndërmjet nesh
Po deshe, të lutem, zemrën gur ta bësh
Pa ta shohësh çastin si bëhet përjetësi
U bêftë asgjë vetëm në kujtim t’mos e lësh
Po prekëm skajet më të thella unë dhe ti
Sonte natën më të gjatë do ta doja
Një natë që do të harronte për një mëngjes
Qoftë vetëm që ty të ta provoja
Që deri në pafundësi mund të të pres
Dy gota të thella, përvëluara në mall
Dhe ndërmjet tyre i heshtur një qiri
Që mund ta fikë papritmas një erë e marrë
Po nuk e fikëm midis buzëve unë e ti
E dashur, ti e di se ku mund të më gjesh
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult