Poezi nga Besim Zymberi
Sikur të fshihesha për ndonjë ditë
Sa të pyesnin njerëzit: ku mbet’ ai…
E kishte me ne a me perënditë
Dhe a do të kthehet këtej përsëri…
Ndoshta një ditë edhe do të fshihem
Në një skutë të braktisur diku
Dhe nga kurreshtja e njerëzve tê përpihem
‘Ç’u bë me të, pse s’duket më këtu…”
Do të më mjaftonin netët plot qetësi
Gurgullimë e krojeve, e barit farfurimë
Ca tyje të shkëlqimta në qiellin e zi
Dhe agime që zgdhijnë në varg a në rimë
E di se kështu mendoj ndoshta shpesh
Por me perënditë sikur ngatërrohem
Sakaq dëgjoj zëra: -të duam këtu, mes nesh
Te këndi ku muzat kurrë nuk vonohen
Pa them që tutje do ta lë me kaq
Dhe tërbimit tim do t’i vë pritë
Por, më ndjeni nëse ndodh, sakaq
Të ndiej zjarr prapë të fshihem për ndonjë ditë…
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMET E PANJOHURA TË TINKA KURTIT: JA ÇKA THA MEHMET SHEHU KUR MË PA NË NJË SHFAQJE