Aq i nxehtë erdhi ky tetor
Vetëm të mos jetë një kumt ogurzi
Sa këpus një kokërr nga molla në oborr
Sa më ngjan t’nxjerr’ lule e ëmbla qershi
Një tetor të tillë nuk e mbaja mend
Me rreze dielli si të ishte maj
Si ta dija që mund edhe të dhemb’…
Kjo verë dembelësh me zjarrin e saj
Aq i nxehtë erdhi ky tetor
Sa një fjollë debore e ndjell me përgjërim
Apo, mos ti e dashur e mban si theror
Thellê grushtit tënd për inatin tim
Është vjeshtë, këtë ti e di
Dhe përtej zemërimit që ta shoh në sy
Unë hap grushtin tënd vetëm në poezi
Ku flladin e dëborēs e ndaj vetëm me ty
Ta dish, e dashur, s’e dua një tetor si ky…
*Titulli i origjinalit: “Tetor i pazakonshëm”
ObserverKult
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: DO TË DOJA FUNDIN E DINJITETSHËM TË NJË YLLORIANI TË DEVOTSHËM!
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Besim Zymberi.
Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?
Nuk e di se cili mund të jetë kufiri i fundit i lumturisë…
Përballimi i dhembjeve, triumfi ndaj vështirësive, aftësia për të pranuar sa më qetësisht realitetin-të bukur ose të vrazhdë, emancipimi i vazhdueshëm i botëkuptimit për lirinë, përpjekja e vazhdueshme për të mbetur sa më afër njerëzores, solidarizimi me nevojat e të tjerëve, gatishmëria për sakrificë në shërbim të një ideje madhore, njerëzore ose atdhedashurie dhe sigurisht, edhe ndonjë britmë gëzimë në situata të veçanta, janë të gjitha që më bëjnë ta njoh lumturinë si formën e përkryer e përjetshmërisë, qoftë edhe të një çasti…
Cila është frika juaj më e madhe?
Frika ime më e madhe, ndonjëherë mund të jetë-frika nga pamundësia për ta menagjuar vetë frikën!
Tesktin e plotë e gjeni KËTU