Besim Zymberi: Ç’trishtim ta pres të më vijë…

Ç’ trishtim ta pres në ëndërr të më vijë…, poezi nga Besim Zymberi

Aq e bukur sonte duket nata
Qielli i kthjellët, yjet seç shndrijnë
Hëna u zbret vashave mbi flokët e gjata
Fenerëve mblidhen fluturat në qytetin tim

Ndaj unë nuk përmbahem, tundimin e ndjej
Marr dhe këtë natë ta shtrij në poezi
Vetëm një varg të hirshmes dot s’ia gjej
Vargun ku do të duhej të ishe ti…

Ç’ trishtim ta pres në ëndërr të më vijë…

ObserverKult

Lexo edhe:

Petraq Kolevica: Ajo- e heshtur dhe e zbehtë, ai- i zhytur në trishtim…

trishtim

Do shkojnë vitet me të shpejtë
Po do më shfaqet ky vegim:
Ajo – e heshtur dhe e zbehtë,
Ai- i zhytur në trishtim.

Dhe rrinin, rrinin të harruar,
Sikur nga bota ishin ndarë.
Ajo – me flokë të lëshuar,
Ai- me pamjen aq të vrarë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

Aleksandër Bllok: Kam trishtim në shpirt…

trishtim

Rivinë mendime, diskutime,
Por kam trishtim në shpirtin zhur
Grilat ç’tia ul dritares sime?
Dita në shpirt m’u ngrys që kur…

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

Tano Banushi: Më e trishtuar se një buzëqeshje e trishtuar, është një trishtim që nuk buzëqesh

“Buzëqesh gjithmonë, edhe nëse buzëqeshja jote është e trishtuar, sepse më i trishtuar se një buzëqeshje e trishtuar, është trishtimi që nuk buzëqesh”, më shumë se një maksimë, ky është lajtmotivi që e udhëpriu atë në përjetësi dhe na u servir si një bujari, bashkëkohësve të tj dhe brezave.

Tekstin e plotë e gjeni KETU